Al-Anbiyaa
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
قَالَ بَل رَّبُّكُمْ رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ٱلَّذِى فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّـٰهِدِينَ 56
Atëherë, ai tha: “Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës; është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” – Kështu, Ibrahimi u solli atyre dy mënyra argumentimi: së pari, solli argumentin logjik për t’i bërë të kuptonin kotësinë e adhurimit të një sendi që e kishin gdhendur vetë me duart e tyre. Së dyti, solli argument tekstual nga Zoti, duke thënë: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Është shumë e thjeshtë të kuptohet nga çdo njeri, madje edhe nga ata me të cilët polemizonte Ibrahimi (a.s), se Allahu është i vetmi Krijues i të gjitha krijesave, nga bijtë e Ademit, melekët, xhindët, kafshët, qiejt, toka etj. Ai rregullon të gjitha çështjet e tyre dhe përkujdeset plotësisht për ta. Çdo krijesë është e dobët, e pafuqishme dhe nevojtare për kujdesin e Allahut. Edhe ata idhuj të cilëve u luten të paditurit janë të dobët e nevojtarë për Zotin. Atëherë, a mund të pranohet që t’i përkushtosh adhurime një krijese të dobët, që është nën kujdesin e Allahut e ka nevojë për Të, që vetë nuk mund të bëjë dot asgjë, që nuk jep jetë dhe as nuk mund ta marrë atë, që nuk mund të ringjallë e të marrë në llogari? Si mund të bëhet kjo dhe të braktisësh adhurimin e Krijuesit, Furnizuesit, Rregulluesit të çështjeve të gjithësisë?! Ky është argumentimi logjik. Ndërsa argumenti tekstual është pikërisht kjo fjalë madhështore e thënë nga një Profet i Zotit, i cili kurrë nuk gënjen dhe as gabon. Ibrahimi ishte profet dhe ai dëshmonte për këtë fjalë të vërtetë, që tha Zoti: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Ai dëshmoi se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se çdo adhurim tjetër është i kotë. E ku ka dëshmi më të madhe sesa dëshmia e të dashurit të Rahmanit, Ibrahimit (a.s). Pasi u sqaroi me fjalë se idhujt e tyre nuk mund të bëjnë asgjë, Ibrahimi (a.s) ua ilustroi edhe me vepra pafuqinë e idhujve, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë, madje as të mbrojnë vetveten. Ai bëri diçka që ata të kuptonin se fjalët e tij ishin të vërteta.