Al-Anbiyaa
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
إِنَّ فِى هَـٰذَا لَبَلَـٰغًا لِّقَوْمٍ عَـٰبِدِينَ 106
Allahu i Madhëruar e lëvdon Librin e Tij madhështor, duke theksuar se ai është plotësisht i mjaftueshëm për çdo çështje, madje i domosdoshëm:Në këtë (Kur'an)ka mjaft mësime për ata që adhurojnë Zotin. -Nëpërmjet Kur'anit, ata gjejnë rrugën që i çon drejt Zotit të tyre dhe në vendin e nderit. Kur'ani u mëson qëllimet më të larta dhe më të mira. Adhuruesit janë krijesat më të nderuara. Për ta nuk ka synim më të madh dhe më të rëndësishëm sesa mësimi i thelluar i Kur'anit. Kjo u mundëson atyre që ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Në këtë libër, ata gjejnë rrëfimet e vërteta për ndodhitë e së shkuarës dhe të ardhmes. Në Kur'an, Zoti i fton ata që të njohin imanin e vërtetë dhe të saktë, për të cilin Ai ka urdhëruar. Kur'ani është i mbushur me argumente, që i sjellin njeriut sigurinë e plotë në besimin e tij dhe në çdo premtim të Zotit. Në Kur'an sillen të shtjelluara të gjitha urdhëresat e Zotit dhe të gjitha ndalesat e Tij. Ai u tregon njerëzve mangësitë e tyre në sjellje dhe në vepra. Në Kur'an janë rrugët e besimit, që robi duhet të ndjekë, si ato themeloret, ashtu edhe imtësitë. Në këtë libër, Zoti na paralajmëron që të ruhemi nga rrugët e shejtanit dhe na mëson se si t’ia mbyllim të mallkuarit portat nga të cilat na sulmon. Atij njeriu që nuk i ka mjaftuar Kur'ani, Allahu mos i dhëntë zgjidhje tjetër! Ai që nuk përfiton nga Kur'ani, nuk ka për të fituar gjë. Në vijim, Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij, të cilit i dhuroi Kur'anin, duke thënë: