Al-Baqara
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
لَآ إِكْرَاهَ فِى ٱلدِّينِ ۖ قَد تَّبَيَّنَ ٱلرُّشْدُ مِنَ ٱلْغَىِّ ۚ فَمَن يَكْفُرْ بِٱلطَّـٰغُوتِ وَيُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ لَا ٱنفِصَامَ لَهَا ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 256
Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. -Allahu i Lartësuar na tregon se në fe nuk duhet të ketë dhunë, sepse është diçka e panevojshme. Dhuna apo detyrimi me pahir bëhet veçse për çështje të errëta, të papranueshme, me shenja e argumente të paqarta, ose për ndonjë çështje shumë të urryer për shpirtin. Ndërsa kjo fe e drejtë është shumë e qartë, e pranueshme dhe e kuptueshme për shpirtin. Bazat e saj janë shumë të qarta. Rrugët e transmetimit të saj deri tek ne janë të sigurta dhe të verifikueshme. Çështjet e Islamit janë të shtjelluara e të shpjeguara shumë qartë. Me këtë fe është ndarë e drejta nga e gënjeshtërta. Mjafton për një njeri të mençur që t'i hedhë vetëm një vështrim të shkurtër kësaj feje, dhe patjetër që do ta pëlqejë dhe do ta dëshirojë për veten e vet. Ndërsa qëllimprishurit apo shpirtzinjtë e shohin qartë të vërtetën, por me vetëdije zgjedhin të kotën. Ata e shohin të mirën, por shkojnë tek e shëmtuara. Të tillë njerëz nuk ia vlen të detyrohen për të pranuar këtë fe madhështore. Allahu nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më tepër, të këtyre të prishurve. Nuk është e nevojshme që këta të detyrohen të pranojnë fenë e Allahut, sepse është e padobishme dhe e pafrytshme. Kush e pranon fenë i detyruar, nuk e ka besimin të saktë, madje e ka të papranueshëm. Megjithatë, ky ajet nuk tregon aspak se lufta ndaj qafirëve agresorë është e ndaluar. Kuptimi i tij është se kjo fe, me mrekullinë e saj, e bën çdo mendjekthjellët e zemërpastër që ta pranojë me vullnet të lirë atë, pa qenë e nevojshme që të detyrohet me forcë për një gjë të tillë. Këtu nuk ceket aspak çështja e luftës kundër qafirëve, e cila trajtohet në ajete të tjera. Ky ajet mund të shërbejë si argument që fakton se lejohet marrja e xhizjes edhe nga jomuslimanët e tjerë, sikurse merret prej të krishterëve e çifutëve, sikurse thonë shumë dijetarë.Kush e braktis tagut-in dhe beson Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet -Ai që mohon dhe refuzon adhurimin e gjithçkaje tjetër veç Allahut, dhe i largohet bindjes dhe pasimit të rrugës së shejtanit, dhe pastaj beson sinqerisht Allahun, duke patur një iman të pastër, që e nxit për ta adhuruar dhe për t'iu bindur plotësisht Zotit të tij, pra, ky njeri është lidhur fort me fenë e drejtë dhe të saktë. Ai ka përqafuar fenë, themelet e së cilës janë të patundshme. Kush e pranon këtë fe do të jetë shumë i sigurt dhe i qartë në rrugën e tij, sepse ai është kapur fort pas një lidhjeje që nuk këputet dhe që nuk të lë kurrë në baltë. Ndërsa çdokush tjetër që vepron të kundërtën, e ka zgjidhur e lëshuar këtë lidhje, që është e vetmja mundësi shpëtimi dhe ruajtjeje nga ndëshkimi i përjetshëm. Çdokush që mohon Allahun dhe adhuron idhujt (tagut), shpreson veçse diçka të kotë, që e ka përfundimin në Zjarrin e përjetshëm.Allahu Dëgjon e Di gjithçka -Allahu di çdo gjë dhe synimet e çdokujt. Ai do ta shpërblejë secilin me drejtësi, sipas veprave që ka bërë dhe sipas qëllimeve që ka patur. Qoftë ata që u lidhën me të vërtetën dhe ndoqën rrugën e drejtë, qoftë ata që e shpërfillën dhe e lëshuan atë lidhje, të gjithë do të marrin shpërblimin që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon shkakun e zgjedhjeve të ndryshme që bëjnë njerëzit: