Al-Baqara
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَلَا تَجْعَلُوا۟ ٱللَّهَ عُرْضَةً لِّأَيْمَـٰنِكُمْ أَن تَبَرُّوا۟ وَتَتَّقُوا۟ وَتُصْلِحُوا۟ بَيْنَ ٱلنَّاسِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 224
Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. -Qëllimi i betimit është madhërimi i atij në emër të të cilit përbetohesh dhe vërtetimi i asaj çështjeje për të cilën betohesh. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t'u përmbahemi betimeve dhe t'i plotësojmë ato. Normalisht, betimet duhet të plotësohen në të gjitha rastet, pa përjashtim. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka bërë disa përjashtime në këtë çështje. Kështu, për shembull, nëse plotësimi i betimit të çon në lënien e diçkaje tjetër që është më e dashur për Allahun e Lartësuar, atëherë betimi nuk duhet të plotësohet. Allahu i Lartësuar i ka ndaluar adhuruesit e Tij që, për hir të plotësimit të një betimi, të lënë veprat e mira apo të mos largohen nga veprat e këqija. Po ashtu, Ai i ka ndaluar njerëzit që t'i nxjerrin përbetimet si pengesë për të mos u pajtuar mes njëri-tjetrit. Ai që betohet se do të lërë pa kryer një detyrim, në fakt, e ka detyrë që ta thyejë betimin e tij dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Ai e ka haram që ta mbajë betimin e bërë. Gjithashtu, kush betohet se do të lërë një vepër që është e pëlqyeshme që të kryhet (musteĥab), e ka të pëlqyeshme që ta thyejë betimin e bërë dhe ta kompensojë sipas rregullit. Kush betohet se do të kryejë një vepër që është ĥaram, ai e ka të detyrueshme që ta thyejë betimin e bërë dhe duhet ta kompensojë atë sipas rregullit. Për atë që betohet se do të kryejë një vepër që është e papëlqyeshme (mekrûh), është e pëlqyeshme (musteĥab) që ta thyejë atë betim dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Së fundi, kush betohet për kryerjen apo moskryerjen e një çështjeje të lejuar, duhet t'i përmbahet betimit dhe të mos e thyejë atë. Me këtë ajet, dijetarët mbështesin parimin e njohur në Islam, që thotë: Nëse ka përplasje interesash, atëherë i jepet përparësi atij më të rëndësishmit. Më pas, Allahu i Lartësuar e përfundon ajetin me dy emra të mrekullueshëm të Tij, duke thënë:Allahu Dëgjon dhe di gjithçka. -Ai është Dëgjues (Semîun), domethënë Ai i dëgjon të gjitha zërat dhe fjalët që thuhen. Ai është edhe i Gjithëditur (Alîmun), pra, i di motivet dhe qëllimet e njerëzve. Allahu i dëgjon fjalët e atyre që betohen dhe i njeh qëllimet e tyre, a janë të mira apo të këqija. Ky ajet është një vërejtje nga Allahu i Lartësuar që të jemi të kujdesshëm, sepse Ai i di shumë mirë fjalët dhe qëllimet tona. Ai është i Drejtë në gjykimin e Tij dhe Bamirës ndaj krijesave. Pastaj thotë i Lartësuari: