Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Surah 2

Al-Baqara

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 139

قُلْ أَتُحَآجُّونَنَا فِى ٱللَّهِ وَهُوَ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ وَلَنَآ أَعْمَـٰلُنَا وَلَكُمْ أَعْمَـٰلُكُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُخْلِصُونَ 139

Thuaju: “A kërkoni të polemizoni me ne për Allahun” -Polemika (el meĥâxhxhetu)është një diskutim që zhvillohet mes dy palëve, për çështje mbi të cilat ata kanë mendime të ndryshme. Secila palë synon që të vërtetojë tezën e vet dhe të hedhë poshtë tezën e tjetrit, duke bërë maksimumin në grumbullimin e argumenteve dhe në trajtimin e tyre. Është e domosdoshme që polemika të zhvillohet në mënyrën më të mirë dhe më paqësore. Gjatë saj, duhet synuar ndjekja e rrugës më të shkurtër për të hedhur poshtë qëndrimin e gabuar dhe për ta udhëzuar palën tjetër në qëndrimin e saktë. Polemikat kanë edhe një qëllim tjetër. Nëpërmjet tyre, u shpalosen faktet kryeneçëve, të cilët, me polemikat e tyre, nuk kanë për qëllim të zbulojnë të vërtetën, dhe kështu atyre u hiqet mundësia për t’u justifikuar para Krijuesit. Ata nuk do të mund të thonë se nuk e dinin. Polemikë e frytshme dhe e dobishme është ajo nëpërmjet së cilës kërkohet qartësimi i së vërtetës dhe hedhja poshtë e të gabuarës. Ndërsa çdo polemikë që nuk e ka këtë qëllim, është thjesht tregues mendjemadhësie dhe dëshire për të shfaqur vetveten. Të tilla polemika nuk kanë mirësi, por ato sjellin veçse të këqija. Ithtarët e Librit pretendonin se ishin të përzgjedhurit e Zotit. Ata thonin se askush tjetër nuk i meritonte mirësitë e Zotit, pasi ata ishin të zgjedhurit e Tij, por Allahu i Lartësuar sqaron se ky qe një pretendim i kotë dhe i pabazuar.“…kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?!” -Pra, nëse Zoti i të gjithëve është vetëm një, atëherë çfarë argumenti keni ju për të vërtetuar se Ai është vetëm Zoti juaj? A keni fakte që tregojnë se Ai përkujdeset veçse për ju? E vërteta është se të gjithë jemi të barabartë para Tij. Ndryshimi qëndron vetëm në veprat që ne bëjmë për Të.“Ne përgjigjemi për veprat tona, e ju përgjigjeni për veprat tuaja.” -Domethënë, secili prej nesh kryen punë me të cilat dallohet prej tjetrit. Allahu i Lartësuar i sheh veprat e secilës palë, ndërkohë që të dyja palët janë të barabarta para Zotit, përsa i përket llogaritjes së këtyre veprave. Të dyja palët kanë një Zot të vetëm dhe të dyja ato kryejnë punë, nëpërmjet të cilave kërkojnë të afrohen te Zoti i tyre. Atëherë, ku qëndron ndryshimi mes dy grupeve? Ata që mëtojnë se ka ndryshim, duhet të sjellin argumente, ose, në të kundërt, kemi të bëjmë vetëm me një tezë të pavërtetuar, e cila nuk meriton vëmendje. Në fakt, ajo është veçse shprehje e mendjemadhësisë së tyre. I vetmi kriter dallues mes krijesave është sinqeriteti që ato tregojnë në adhurimin e Zotit të tyre. Të zgjedhurit e Zotit janë vetëm ata që pasojnë mësimet e vërteta të Tij dhe që e adhurojnë Atë si një të vetëm, me mënyrën që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Profetit të Tij. I Lartësuari e tregon këtë cilësi të të përzgjedhurve, kur thotë:“Ne vetëm Atij ia përkushtojmë adhurimet tona.” -Të tillë janë të përzgjedhurit e Zotit. Ky është dallimi mes miqve të Rrahmanit dhe miqve të Shejtanit: sinqeriteti. Në varësi të kësaj vetie zhvillohen cilësitë e tjera të të dyja grupeve. Secila palë duket nga veprat që kryen. Siç u tha më lart, në këtë ajet jepet një mësim i mirë për metodën se si duhet të zhvillohet një polemikë. Kështu, gjatë saj, është e këshillueshme që të nxirren të përbashkëtat dhe të kundërtat e diskutuesve. Në këtë mënyrë, do të arrihet që, për të përbashkëtat, të bihet dakord, ndërsa për të kundërtat do të diskutohet me argumente të shëndosha, derisa të gjendet zgjidhja e duhur dhe e vërteta.