Maryam
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
أَلَمْ تَرَ أَنَّآ أَرْسَلْنَا ٱلشَّيَـٰطِينَ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزًّا 83
A nuk e shikon ti se Ne i kemi lëshuar shejtanët kundër jobesimtarëve për ti nxitur pandërprerë në vepra të këqija? -Ky është një ndëshkim për mohuesit. Ata nuk kapen pas litarit të Allahut dhe nuk iu përmbahen porosive të Tij. Përkundrazi, ata i shoqërojnë shokë Allahut dhe miqësohen me armiqtë e Tij shejtanë, prandaj Allahu u vë mbi kokë ata të mallkuar. Kështu, shejtanët kanë pushtet mbi ta dhe i nxisin në poshtërsi, për t’i humbur pa kthim në kufër e në gjynahe. Shejtanët i mbushin me vesvese dhe i frymëzojnë për ligësi miqtë e tyre. Ata ua zbukurojnë të kotën dhe ua bëjnë të shëmtuar të vërtetën dhe të mirën. Kështu dashuria për të kotën zë vend në zemrat e idhujtarëve, aq sa ata sakrifikojnë gjithçka në emër të saj, si të jenë duke mbrojtur të vërtetën. Ata luftojnë me çdo mënyrë për ta mbrojtur atë. Idhujtarët polemizojnë me mbrojtësit e së vërtetës, duke u përpjekur të lartësojnë të kotën. E gjitha kjo është si ndëshkim për ta, për shkak se i kthejnë shpinën Mbrojtësit të vërtetë, Allahut të Madhëruar dhe kërkojnë ndihmë nga armiku i tyre i përbetuar. Kjo është arsyeja që Allahu i lë dorë të lirë shejtanit mbi ta. Në të kundërt, nëse do të kishin besuar në Allahun dhe do t’i mbështeteshin Atij plotësisht, shejtani nuk do të kishte asnjë lloj pushteti mbi ta, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër shejtanit të mallkuar! Vërtet, ai nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besojnë dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 98, 99].