Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Surah 18

Al-Kahf

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 52

وَيَوْمَ يَقُولُ نَادُوا۟ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُمْ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُم مَّوْبِقًا 52

Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini(për ndihmë)ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por(idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje(si dënim) mes tyre. -Ju pretendonit se këta idhuj janë partnerë të Zotit dhe kanë pjesë në pushtetin e Tij. Kjo ishte veç shpifje, sepse Allahu nuk ka nevojë për shokë e partnerë në pushtetin e Tij, as në Tokë dhe as në qiej. Atëherë, lutjuni tani atyre që i mendonit si partnerë të Zotit, që t’ju sjellin ndonjë dobi dhe t’ju shpëtojnë nga vështirësitë e kësaj dite! Allahu i Madhëruar thotë: “...ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen.” Do të ndodhë kështu, sepse i gjithë sundimi dhe mbretërimi është vetëm në dorë të Allahut. Askush nuk zotëron asnjë grimë fuqie e pushteti për të sjellë dobi e për të mbrojtur nga e keqja, as për veten e tyre dhe as për të tjerët. Allahu i Lavdëruar thotë: “Ne do të fusim urrejtje mes tyre.” Atë ditë, Allahu do t’i ndajë idhujtarët nga idhujt dhe do të fusë urrejtje mes tyre. Ata do ta mohojnë njëri-tjetrin. I Madhëruari thotë: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]