Al-Kahf
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظًا وَهُمْ رُقُودٌ ۚ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِ ۖ وَكَلْبُهُم بَـٰسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِٱلْوَصِيدِ ۚ لَوِ ٱطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا 18
Ti do të mendoje se ata janë zgjuar, ndërsa ishin duke fjetur. -Nëse dikush do t’i shihte, ata do të dukeshin sikur ishin zgjuar, edhe pse ishin në gjumë. Shpjeguesit e Kur’anit thonë se kjo ndodhi, sepse sytë i kishin hapur, që të mos u prisheshin e dëmtoheshin nga gjumi i gjatë shekullor.Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. -Kjo bëhej për t’u ruajtur trupin, sepse toka, me natyrën e saj, i ha trupat që janë ngjitur me të. Allahu me pushtetin e tij bënte që ato të rrotulloheshin majtas dhe djathtas, aq sa të mjaftonte që toka të mos ua prishte trupin. Allahu mund t'i mbronte ata pa qenë nevoja t’i rrotullonte, por Ai është i urtë dhe dëshiron që ligjet e Tij në këtë botë të vazhdojnë rrugën e tyre të zakonshme dhe të mos thyhej lidhja shkak-pasojë.Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. -Edhe qenin që shoqëronte banorët e shpellës e kapi i njëjti gjumë, gjatë kohës që ai ruante. Ai i kishte këmbët të shtrira në drejtim të hyrjes së shpellës. Zoti i ruajti trupat e tyre nga tretja e tokës. Ndërsa për sa i përket ruajtjes nga faktori njerëzor, Ai na tregon se i ruajti ata nëpërmjet frikës që futi në zemrat e njerëzve. Nëse i shihte ndonjë, do të mbushej me tmerr e frikë dhe do të largohej me të shpejtë.Sikur të kishe hasur në ta, me siguri do të kishe ikur i mbushur me frikë prej tyre. -Kjo bëri që ata të qëndronin të paprekur dhe të pazbuluar nga askush, edhe pse ishin shumë pranë qytetit. Provë që ata ishin shumë pranë qytetit është fakti se kur ata u zgjuan, dërguan njërin prej tyre për të blerë ushqim për ta nga qyteti dhe po prisnin për t’u kthyer.