Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
Surah 17

Al-Israa

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 43

سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبِيرًا 43

I Dëlirë dhe i Lartësuar qoftë Ai nga ato (gënjeshtra)që thonë ata! -I dëlirë, i pastër, i lartësuar dhe i madhëruar është Allahu! Ai është shumë larg nga ata ortakë, që ata i shoqërojnë dhe i adhurojnë si Atë. E lartë është madhëria e Tij, madhështore është krenaria e Tij dhe as që duhet menduar që t’i shoqërosh Atij zota të tjerë. Ai që pretendon diçka të tillë ka humbur shumë larg dhe ka bërë padrejtësinë më të madhe, të vetmen që Zoti nuk e fal. Përpara madhështisë së Tij janë të papërfillshme krijesat më të mëdha. Përpara madhështisë së Tij janë të vegjël shtatë qiejt dhe toka e gjithë çka në to. I Madhëruari thotë: “Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!” [Zumer 67]. Bota qiellore dhe ajo tokësore janë të varur dhe të varfër ndaj Tij në çdo çast, varësi e nevojë që nuk iu ndahet. Ata janë, së pari, të varur nga Zoti, që në fillimin e tyre. Zoti i krijoi ata dhe i solli në ekzistencë. Pastaj kanë nevojë që Ai t’i mbajë në ekzistencë, të kujdeset për to, t’i furnizojë dhe rregullojë çeshtjet e tyre. Pastaj ata kanë nevojë të domosdoshme që Allahu të jetë i Adhuruari dhe i Dashuri i tyre. Ata nuk mund të gjejnë prehjen e qetësinë pa dashurinë e Zotit e adhurimin e Tij. Ata e kanë të domosdoshme që t’i drejtohen Atij me adhurime dhe tek Ai të kthehen e përgjërohen me përunjësi e madhërim. E tillë është natyra e krijesave. Çdo gjë është krijesë, ndërsa Ai është i vetmi Krijues.