Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Surah 16

An-Nahl

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 44

بِٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلزُّبُرِ ۗ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ 44

(I patëm dërguar ata)me Argumente e me libra të shenjtë. -Në këtë ajet tregohet vlera e madhe e dijetarëve. Dituria më e lartë është dituria rreth librave të Zotit. Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar që, për çdo çështje, t’u referohemi njerëzve të ditur të fushës. Kjo porosi, nga ana tjetër, tregon se njerëzit e ditur janë të besueshëm dhe se Zoti dëshmon për besueshmërinë e drejtësinë e tyre, sepse Ai urdhëron për t’u kthyer tek ata. Duke ndjekur njerëzit e ditur, mënjanohen të paditurit. Allahu i ka përzgjedhur të diturit si besnikët e Shpalljes së Tij dhe ata janë të urdhëruar që të pastrojnë veten nga çdo cilësi e ulët dhe të pajisen me cilësitë dhe virtytet më të larta.Ndërsa ty ta shpallëm Kur'anin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë. -Nuk ka dyshim se më të mirët e njerëzve të ditur janë pikërisht dijetarët e Kur'anit të mrekullueshëm e madhështor. Dijetarët e vërtetë janë pikërisht ata, prandaj i Lartësuari i përshkruan si: ehludh-dhikri, pra, ata që kujtojnë vazhdimisht mësimet e udhëzimet e Kur'anit. Kur'ani përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë për çështjet e tyre të besimit dhe të jetës, për ato të dukshme e të shfaqura dhe për ato të fshehta e të padukshme. Allahu i Madhëruar thotë se e shpalli Kur'anin: “që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” Kjo përfshin shpjegimin e tekstit dhe të termave të Shpalljes, por edhe të nënkuptimeve të saj. Më pas, duke përmendur detyrën që del para njerëzve, thotë: “që ata të mendojnë”, domethënë, të përsiaten thellë, që të nxjerrin prej tij njohuri dhe urtësi, në varësi të kapacitetit dhe të përkushtimit të tyre.