Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Surah 16

An-Nahl

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 110

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ مِنۢ بَعْدِ مَا فُتِنُوا۟ ثُمَّ جَـٰهَدُوا۟ وَصَبَرُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ 110

Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjitha ata, të cilët, pasi u sprovuan(në besimin e tyre), mërguan(për hir të Tij)dhe më pas luftuan dhe qëndruan të palëkundur (në besimin e drejtë). -Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë. Ai kujdeset për adhuruesit e Tij të sinqertë me butësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu tregon se është Falës e Mëshirëplotë për ata që mërgojnë për hir të Tij, për ata që lënë vendin dhe pasuritë e tyre për të kërkuar veçse kënaqësinë e Tij. Këta janë gati të braktisin çdo lloj pasurie, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga sprovimi në fenë e tyre dhe nga frika e kthimit në mosbesim. Edhe pse sprovohen dhe luftohen për ta braktisur fenë e Zotit, ata tregohen të duruar dhe qëndrojnë në imanin e pastër e të sinqertë, duke pasur siguri të plotë në ndihmën e Zotit. Ata luftojnë kundër armiqve të besimit në Zotin dhe përpiqen për t’i futur njerëzit në fenë e drejtë me fjalë e me vepra të mira. Ata bëjnë durim për të qenë të vazhdueshëm në ato adhurime, që për shumicën e njerëzve duken të vështira. Ky është përshkrimi i besimtarëve të vërtetë. Ata janë gati të lënë gjithçka të kësaj bote vetëm e vetëm për të ruajtur fenë e besimin e tyre të pastër. Ata përkushtohen në adhurime të sinqerta dhe në ftesën e njerëzve për të përqafuar Islamin. Ata e shprehin besimin e tyre me fjalë e me vepra të mira dhe përqendrohen në rrugën e drejtë me durim e maturi. Këta janë faktorët më të rëndësishëm që e ndihmojnë njeriun të arrijë mirësinë më të madhe të Zotit, që është falja dhe mëshirimi prej Tij. Falja e gjynaheve të mëdha dhe të vogla sjell sigurinë nga çdo ligësi e sprovë. Ndërsa mëshira e plotë sjell rregullimin e çështjeve të jetës dhe të fesë. Ata janë të garantuar nga çdo ligësi dhe janë të përgëzuar me çdo mirësi, në të dyja jetët.