Yusuf
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَلَقَدْ هَمَّتْ بِهِۦ ۖ وَهَمَّ بِهَا لَوْلَآ أَن رَّءَا بُرْهَـٰنَ رَبِّهِۦ ۚ كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلْفَحْشَآءَ ۚ إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُخْلَصِينَ 24
Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë. -Ajo që e ndaloi Jusufin të binte në këtë poshtërsi ishte devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Ai e respektonte madhështinë e Allahut të Lartësuar dhe i frikësohej Atij. Së dyti, Jusufi dinte të respektonte njerëzit, dhe sidomos ata që e kishin trajtuar mirë. Ai u kujdes që të mos shkelte nderin e zotërisë së tij, i cili e kishte mbajtur mirë për një kohë aq të gjatë. Devotshmëria kërkonte që Jusufi të ruhej nga padrejtësia, sepse i padrejti kurrë nuk shpëton. Diçka tjetër që e shpëtoi Jusufin nga gjynahu ishte drita e imanit, që Allahu i Lartësuar kishte vendosur në zemrën e tij. Kjo dritë e detyron njeriun të zbatojë urdhëresat e Allahut të Lartësuar dhe t’u largohet ndalesave të Tij. Megjithatë, ajo që i përmbledh të gjitha ato më sipër ishte mëshira dhe butësia e Allahut të Lartësuar me robin e Tij, duke ia larguar të këqijat dhe çdo shkak që të shtyn në poshtërsi. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me ata që janë të sinqertë në adhurimin ndaj Tij. E si të veprojë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar i zgjedh ata mbi të tjerët për të qenë të devotshëm?! Ai i përzgjedh, i kompleton me cilësi të larta dhe largon prej tyre çdo gjë që i njollos. Kjo është mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar me robërit të cilët i nënshtrohen dhe tregohen të sinqertë ndaj Tij. Pa dyshim që ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit mes krijesave.