Yunus
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
هُوَ ٱلَّذِى يُسَيِّرُكُمْ فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا كُنتُمْ فِى ٱلْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِم بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا۟ بِهَا جَآءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَآءَهُمُ ٱلْمَوْجُ مِن كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ ۙ دَعَوُا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ لَئِنْ أَنجَيْتَنَا مِنْ هَـٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ 22
Ai jua bëri të mundur udhëtimin në tokë e në det. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar bëri një përshkrim të përgjithshëm të njerëzve të cilët nuk dinë të reagojnë me mirënjohje kur, pas ndonjë fatkeqësie, Ai i begaton me mëshirën e Tij dhe, pas vështirësisë, u sjell lehtësimin. Në ajetet në vijim, Ai sjell një rast që e shpjegon dhe e përforcon edhe më shumë këtë sjellje të tyre. Kur janë në mes të oqeanit të egërsuar dhe me dallgë tmerruese, ata i zë frika e vdekjes. Allahu i Madhëruar thotë:Kur janë në anije, të cilat i lëviz era e lehtë, ata janë të lumtur me këtë; -Në bazë të ligjeve të caktuara nga Ai për të mirën tuaj, ju mund të ndërtoni anije dhe të udhëtoni në det këndshëm dhe pa u shqetësuar nga asgjë. Ju gëzoheni me erën e mirë dhe qetësoheni me të. Por kur jeni në një situatë tjetër:por, kur vjen ndonjë erë e fortë dhe ata përfshihen nga valët nga të gjitha anët, ata binden se janë të shkatërruar; prandaj e lusin Allahun me sinqeritet, duke iu përkushtuar vetëm Atij në fenë e Tij(duke thënë): “Nëse na shpëton nga kjo gjendje, ne do të të jemi gjithnjë falënderues. -Gjendja ndryshon kur ata goditen nga ndonjë stuhi e fortë me dallgë, që i përfshin nga çdo anë. Në të tilla kushte, ata e shohin fundin afër dhe kështu e shkëpusin çdo lidhje dhe shpresë nga krijesat. Në ato momente binden se askush nuk mund t’i shpëtojë nga ajo vështirësi veç Zotit, prandaj edhe i luten me sinqeritet e përkushtim Atij, duke premtuar se: “Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues.”