Al-Qadr
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
لَيْلَةُ ٱلْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ 3
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj! -Ajo është më e vlefshme se një mijë muaj. Edhe veprat e mira të kryera gjatë saj janë më të vlefshme dhe më të mira se puna në një mijë muaj, në të cilat nuk do të ishte ajo natë. Ky fakt çorodit arsyen e të mençurve dhe të urtëve, për bujarinë dhe mirësinë e madhe që Allahu i Madhëruar i ka dhuruar këtij umeti. Me bujarinë e Tij, Ai ka bërë një natë, puna në të cilën është më e mirë dhe më e shpërblyeshme se puna në një mijë muaj, pa atë natë mes tyre. Pra, çdo pjesëtar i këtij umeti, nëse e kërkon atë natë, mund të marrë shpërblim për një vepër që as për 80 vjet jetë të mbushur me adhurime e vepra të mira nuk do t’ia arrinte.