At-Tawba
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَٱلْمُؤْمِنُونَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَيُطِيعُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ ٱللَّهُ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 71
Pasi tha se munafikët janë miq të njëri-tjetrit, Allahu i Madhëruar na thotë se edhe besimtarët janë miq të njëri-tjetrit, por besimtarët përshkruhen me të tjera cilësi:Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit;... -Si meshkujt, edhe femrat besimtare, janë miq të njëri-tjetrit. Ata e duan njëri-tjetrin. Ata i përkasin njëri-tjetrit dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Pjesë e detyrimeve të tyre të ndërsjellta është që ata:...ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. -‘El Mearuf’ quhet besimi, veprat, fjalët e cilësitë e mira që Zoti i do dhe ka urdhëruar që të pajisemi me to. Besimtarët urdhërojnë njëri-tjetrin për ‘mearuf’ dhe, sigurisht, ata janë të parët që i kryejnë vetë ato. ‘El Munker’quhet çdo besim, vepër, fjalë e cilësi e keqe që Zoti nuk e do dhe na ka ndaluar prej tyre. Besimtarët ndalojnë njëri-tjetrin nga këto gjëra dhe janë vetë të parët që largohen prej tyre. Gjithashtu, të gjithë besimtarët i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu, ata arrijnë të përqendrohen në rrugën e drejtë dhe e mbajnë njëri-tjetrin fort në të. Këtë e bëjnë vazhdimisht dhe kurrë nuk lëkunden, derisa të largohen nga kjo botë e të takojnë Zotin e tyre, duke qenë me besim të pastër, me vepra të mira e të sinqerta. Këta janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:Allahu do t’i mëshirojë ata. -Këta do ti përfshijë i Madhëruari në mëshirën e Tij, që të siguron nga çdo e keqe, dhe do t’i mbulojë me bamirësinë e Tij, që të ofron çdo të mirë.Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Por, me gjithë pushtetin e Tij absolut, Ai është edhe i Urtë. Ai e vendos çdo gjë në vendin e vet që i takon. Ai meriton që të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo ligj që na ka caktuar. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend shpërblimet e mëdha që ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij: