Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Sourate 9

At-Tawba

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 18

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَـٰجِدَ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلَّا ٱللَّهَ ۖ فَعَسَىٰٓ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَن يَكُونُوا۟ مِنَ ٱلْمُهْتَدِينَ 18

Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, e përkryejnë namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. -Këto janë cilësitë e adhuruesve të vërtetë. Ata i falin rregullisht namazet, si të detyrueshmit, ashtu edhe të pëlqyeshmit apo nafile. Ata e përkryejnë namazin qoftë në drejtim të veprave të jashtme e të dukshme, qoftë ato të fshehta shpirtërore e të brendshme. Ata e pastrojnë pasurinë dhe veten duke shpenzuar nga mirësitë me të cilat i ka begatuar Zoti i tyre, në rrugët që e kënaqin Atë, duke ndihmuar atë kategori nevojtarësh të përcaktuar sipas porosive të Zotit. Cilësi tjetër është që ata i druhen veçse Allahut të Lartësuar. Duke qenë se i druhen Zotit të tyre, ata largohen dhe ruhen nga ndalesat e Tij dhe kurrë nuk i lënë mangët detyrimet me të cilat i ka ngarkuar Ai. Ata i zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit, gjë që tregon se kanë frikë nga Ai, nga një anë, por edhe shpresë dhe dashuri për Të, nga ana tjetër. Këto janë cilësitë e tyre. Së pari, është besimi i pastër në Allahun dhe Ditën e Llogarisë, i vërtetuar me vepra të mira dhe të sinqerta. Në krye të këtyre punëve është namazi, që tregon përkushtim ndaj Allahut. Pastaj është zekati, që tregon bamirësi ndaj krijesave, dhe së fundmi është frikërespekti ndaj Allahut, që në fakt, është kreu i të gjitha çështjeve dhe burimi i çdo virtyti të lartë dhe të mrekullueshëm. Këta njerëz janë shtyllat e xhamive të Zotit dhe ndërtuesit e tyre të vërtetë. Këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë me dritën e Zotit të tyre:Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar(në rrugën e drejtë). -Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit dhe as që i frikësohen Allahut, këta nuk mund të jenë ndërtuesit dhe frekuentuesit e xhamive të Allahut, edhe nëse e pretendojnë një gjë të tillë.