Al-Burooj
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ 8 ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ 9
Ata i keqtrajtonin (besimtarët)sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë! –Ata i urryen thjesht për një cilësi të tyren, për të cilën ata do të shpërblehen nga Zoti i tyre: besimi i patundur në Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës. Ai është El Aziz – Krenari, Ngadhnjimtari mbi gjithçka që ekziston. Çdo gjë është e nënshtruar dhe e përulur para madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruari, i Lavdishmi, të Cilit i takon falënderimi dhe mirënjohja e plotë për gjithçka. Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai i krijoi ato, prandaj gjithçka duhet t’i nënshtrohet Atij. Vetëm Ai meriton adhurimin dhe dashurinë e plotë të krijesave. Ai ka të drejtën të veprojë mbi ta, ashtu sikurse ia lejon mbretërimi dhe sundimi i Tij. Ai urdhëron dhe ndalon, Ai vendos kufijtë dhe merr në përgjegjësi për respektimin ose jo të tyre. Ai është Mbikëqyrës dhe Dëshmues mbi gjithçka, me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. A nuk patën frikë ata të mjerë, që u armiqësuan me Allahun e Madhëruar? A nuk patën frikë ata nga ndëshkimi i Krenarit të Plotfuqishëm. A nuk e dinin ata se ishin thjesht pronë e Allahut? Askush nuk ka pushtet mbi dikë tjetër, veçse me lejen e të Madhëruarit. A e harruan ata se Allahu i ka shënuar veprat e tyre dhe do t’i shpaguajë për to?! Qafirët janë të zhytur thellë në mashtrim. Ata janë të zhytur në injorancën dhe verbërinë që sjellin veprat e tyre, prandaj vështirë se mund të shohin rrugën në të cilën Zoti i fton e vështirë se pendohen: