Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sourate 8

Al-Anfaal

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 72

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهَاجَرُوا۟ وَجَـٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَوا۟ وَّنَصَرُوٓا۟ أُو۟لَـٰٓئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ ۚ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يُهَاجِرُوا۟ مَا لَكُم مِّن وَلَـٰيَتِهِم مِّن شَىْءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا۟ ۚ وَإِنِ ٱسْتَنصَرُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ فَعَلَيْكُمُ ٱلنَّصْرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَـٰقٌ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 72

Ajeti flet për lidhjen vëllazërore që Allahu i Lartësuar urdhëroi të bëhej mes muhaxhirëve dhe ensarëve.Vërtet, ata që besuan dhe mërguan, pastaj luftuan me pasurinë e me shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, por dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - këta të gjithë janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. -Ata që emigruan për hir të Allahut në Medinë, duke lënë vendin dhe pasurinë e tyre, ishin muhaxhirët. Ata braktisën gjithçka vetëm për hir të Allahut dhe luftës në rrugën e Tij. Ndërsa banorët e Medinës, të cilët strehuan dhe mirëpritën Profetin dhe shokët e tij, ishin ensarët. Ata u dhanë besën muhaxhirëve se do t’i mbronin, mbështesnin dhe ndihmonin, madje do të luftonin me gjithçka që kishin, për t’i ndihmuar në rrugën e Zotit. Ensarët përgatitën vendin, pasurinë dhe veten e tyre, në shërbim të Allahut dhe fesë së Tij. Profeti i bashkoi muhaxhirët dhe ensarët në lidhje vëllazërore me njëri-tjetrin, duke patur në themel dashurinë për hir të Zotit.Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë. -Kjo kategori muslimanësh e privoi veten nga aleanca dhe mbështetja juaj, sepse ata u ndanë prej jush atëherë kur ju kishit më shumë nevojë. Megjithatë:Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni,... -Nëse ata sulmohen në fenë e tyre dhe ju kërkojnë ndihmë, atëherë e keni detyrë që t’i ndihmoni dhe të luftoni në mbështetje të tyre. Por nëse i luftojnë për çështje të tjera, jo fetare, nuk e keni detyrë që t’i ndihmoni. Megjithatë, në vijim, Allahu i Madhëruar, përjashton nga ky gjykim një grup mohuesish. Ai thotë:...përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë. -Nëse këta besimtarë që nuk kanë emigruar janë në luftë me ndonjë popull, me të cilët ju keni marrëveshje për armëpushim dhe paqe, atëherë ju nuk duhet t'u dilni në krah atyre, sepse kjo do të ishte shkelje e paktit tuaj me atë popull. Pastaj i Madhëruari thotë:Allahu sheh gjithçka që bëni ju. -Allahu e di më mirë gjendjen dhe çdo nevojë tuajën, prandaj vendos ligje të dobishme dhe të përshtatshme për ju.