Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sourate 8

Al-Anfaal

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 12

إِذْ يُوحِى رَبُّكَ إِلَى ٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ أَنِّى مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا۟ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ۚ سَأُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلرُّعْبَ فَٱضْرِبُوا۟ فَوْقَ ٱلْأَعْنَاقِ وَٱضْرِبُوا۟ مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ 12

(Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve!” -Kuptimi: Unë do të jem me ju, me ndihmën, suksesin dhe fitoren që do t’ju dhuroj, prandaj edhe ju forcojini besimtarët, duke u futur në zemër guximin për të luftuar kundër armiqve, dhe shpresën për mirësitë e mëdha që vijnë nga kjo luftë.“Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve...” -Frika është ushtari më i fuqishëm kundër qafirëve. Allahu i Madhëruar forcoi zemrat e besimtarëve dhe futi frikë në zemrat e qafirëve. Në këtë mënyrë, Allahu bëri që qafirët të mos i qëndronin përballjes me besimtarët.“...kurse ju goditini sipër qafës e goditini në çdo gjymtyrë...” -Goditini mbi qafë dhe në çdo nyjë të trupit. Këto fjalë u drejtohen melekëve ose besimtarëve. Në rastin e parë, ky është urdhër që Zoti u jep melekëve, të cilët i porositi gjithashtu që të përforconin besimtarët. Domethënë, ky është një urdhër tjetër, që jo vetëm të mbështesnin besimtarët duke i mbushur zemrat e tyre me guxim për të luftuar, por edhe të merrnin pjesë vetë në luftim, duke gjuajtur qafirët e duke i vrarë ata, pa mëshirë, sepse ata morën guximin të luftonin kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Në rastin e dytë, nëse u drejtohet besimtarëve, atëherë Allahu i Madhëruar i mëson besimtarët se si të luftojnë dhe të vrasin jobesimtarët. Një mënyrë e ndëshkimit të Zotit është forca dhe suksesi që Ai u jep të dashurve të Tij kundër armiqve për t’i vrarë e shpartalluar.Pjesëmarrja e melekëve në luftë. Atë ditë ishin melekët para muslimanëve që nxitonin të vrisnin armikun. Ibn Abasi rrëfen: “Një musliman po ndiqte nga pas një idhujtar për ta vrarë, veç kur u dëgjua zhurma e një goditjeje me shkop nga sipër idhujtarit, dhe zëri i një kalorësi që thoshte: “Përpara, përpara, Hajzum (emri i kalit të melekut)!” Pas kësaj, ai pa idhujtarin të shtrirë. Kur e pa me vëmendje, vuri re shenjën që kishte në hundë dhe fytyrën të çarë sipas formës së shkopit dhe të mbuluar nga një ngjyrë jeshile, të mavijosur. Ky ensar shkoi te Profeti a.s. dhe i tregoi për këtë ngjarje. Profeti a.s. i tha atij: “Të vërtetën ke thënë! Ka qenë ndihmë e ardhur nga qielli i tretë.” Tregon Ebu Daud el Mazini: “Kur po ndiqja një idhujtar për ta vrarë, koka e tij fluturoi e ra në tokë para se shpata ime të arrinte te qafa e tij. Atëherë e kuptova se dikush tjetër e kishte vrarë para meje.” Një ensar e solli Abasin si rob te Profeti a.s., e Abasi tha: “Për Zotin, nuk ishte ky që më kapi rob. Mua më kapi rob një burrë i bukur, nga më të bukurit njerëz në fytyrë, i hipur mbi një kalë të murrmë, të cilin nuk e shoh më mes jush.” Ensari u hodh e tha: “O i Dërguar i Allahut! Unë e kapa rob atë!” Profeti a.s. ia ktheu: “Hesht! Ajo ishte ndihmë prej Allahut nga qielli, me anë të një meleku fisnik.” Prej fisit Benu Abdul Mutalib u zunë tre robër: Abasi, Akili dhe Neufel Ibn Harithi. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3