Al-Insaan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا 20
...e që, kur i kundron, duken si margaritarë të shpërndarë. Kur hedh shikimin atje (në xhenet), sheh begati e pasuri të mëdha,... - Nëse i kundron, do të shihje pasuri dhe mirësi të mëdha. Nëse do të shihje pasuritë e ndonjërit prej tyre, do të mahniteshe nga kështjellat, banesat, dhomat e gdhendura e të zbukuruara, të cilat nuk mundesh t’i përshkruash. Ata zotërojnë kopshte të lulëzuara dhe plot fruta, që janë të lehta për t’u arritur dhe të shijshme. Mes këtyre kopshteve të çuditshme, rrjedhin lumenj dhe këndojnë zogj të ndryshëm këngëtarë. Të gjitha këto kënaqin zemrën dhe lumturojnë shpirtin. Atje, gjithashtu, presin gra jashtëzakonisht të bukura dhe të hijshme; të bukura nga jashtë e nga brenda, nga trupi dhe nga shpirti. Ato ua mbushin zemrat dhe shpirtin me gëzim burrave të tyre. Rreth tyre vërtiten e shërbejnë djelmosha të përjetshëm, që e shtojnë dhe plotësojnë rehatinë dhe kënaqësinë. Pastaj, mbi të gjitha këto kënaqësi dhe bukuri, qëndron lumturia më e madhe: vështrimi te Zoti i gjithësisë, tek i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, dëgjimi i fjalës së Tij, prania e afërt e Tij, kënaqësia e Zotit me ta dhe, në fund, përjetësia në këto mirësi, të cilat vetëm shtohen dhe bëhen më të larmishme. I Lartësuar dhe Lavdëruar qoftë Allahu, Mbreti, Sunduesi i gjithçkaje, i Vërteti, depot e mirësive të të Cilit nuk shterin dhe nuk pakësohen kurrë. Ashtu si cilësitë e Tij, që janë të pafundme, ashtu janë edhe mirësitë e dhuruara nga bujaria e Tij.