Al-A'raaf
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى ٱلْغَضَبُ أَخَذَ ٱلْأَلْوَاحَ ۖ وَفِى نُسْخَتِهَا هُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ 154
Kur Musait iu shua zemërimi,... - Pasi u qetësua, Musai u angazhua me çështjenmë të rëndësishme:...i mori Pllakat,... –Musai mori pllakat që kishte hedhur pak më parë. Ato ishin pllaka tepër të rëndësishme. Për të shpjeguar vlerën dhe rëndësinë e tyre, i Madhëruari thotë:...në të cilat kishte udhëzime e mëshirë... -Ato përmbanin udhëzim dhe mëshirë. Ato kishin udhëzime për rrugën e drejtë, për të vërtetën, për veprat e mira dhe për veprat e këqija, për virtytet dhe veset. Ato përmbanin edhe mëshirën brenda, sepse ishin lumturi e mirësi për ata që zbatonin çfarë shkruhej aty. Ato ishin mëshirë për të gjithë ata që i mësonin normat që gjendeshin brenda tyre, që përvetësonin kuptimet e tyre, që punonin me sinqeritet dhe jetonin sipas tyre. Por, sigurisht, jo çdokush e pranon udhëzimin dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar, jo çdokush e meriton që të jetojë sipas udhëzimit të Tij. Ata që vërtet e pranojnë Shpalljen e Zotit, që jetojnë dhe punojnë sipas saj, duke e pranuar atë me zemër të hapur, janë vetëm ata që kanë një cilësi:...për ata që e kanë frikë Zotin e tyre. - Shpallja do të jetë udhëzim dhe mëshirë veçse për ata që i frikësohen Zotit dhe shpresojnë tek Ai. Ndërsa atyre që nuk i frikësohen Allahut të Lartësuar, që nuk e respektojnë dhe nuk e madhërojnë Atë, atyre kjo Shpallje u shton veçse arrogancën, inatin dhe largimin. Megjithatë, ata nuk do të kenë asnjë justifikim përpara Allahut të Lartësuar.