Al-A'raaf
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَوَٰعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَـٰثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَـٰهَا بِعَشْرٍ فَتَمَّ مِيقَـٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَـٰرُونَ ٱخْلُفْنِى فِى قَوْمِى وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ ٱلْمُفْسِدِينَ 142
Ne i premtuam Musait shpalljen pas tridhjetë netësh që i plotësuam edhe me dhjetë të tjera. Kështu, takimi me Zotin e tij (për shpalljen e Teuratit)u bë pas dyzet netësh. -Pasi i shpëtoi dhe i bëri që të trashëgonin pronat e pasurinë që kishte patur armiku i tyre, Allahu i Lartësuar dëshiroi që ta shtonte më tej bamirësinë ndaj bijve të Izraelit, duke shpallur një libër madhështor, me dispozita, norma dhe këshilla jetike. Në këtë mënyrë, ata do të kishin fe të plotë dhe besim të pastër, që kënaqte Allahun e Madhëruar. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait që do t’i linte 30 net parapërgatitje, të cilat u shtuan me 10 të tjera, duke u bërë 40 netë të plota. Allahu i Lartësuar paralajmëroi për ngjarjen kaq të rëndësishme të shpalljes së Teuratit, në mënyrë që të pritej me respekt të lartë nga Musai dhe populli i tij. Ata duhej të përgatiteshin mirë shpirtërisht për të zbatuar normat e Shpalljes së Zotit.Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im! Rregullo dhe mos ndiq rrugën e atyre që përhapin shkatërrimin!” - Para se Musai të nisej për në takimin me Zotin e tij, i jep vëllait të tij Harunit disa këshilla, pasi kishte shumë merak për bijtë e Izraelit. Duke qenë shumë mirëdashës ndaj popullit të tij, Musai i tha Harunit: Ti do të zësh vendin tim, duke punuar me zell e duke udhëzuar popullin tek e mira, ashtu siç kam bërë unë. Mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e shkatërrimtarëve! Puno për të bërë mirë e për ndrequr dhe jo për të bërë keq e për të shkatërruar!