Al-An'aam
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن طِينٍ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلًا ۖ وَأَجَلٌ مُّسَمًّى عِندَهُۥ ۖ ثُمَّ أَنتُمْ تَمْتَرُونَ 2
Është Ai që ju krijoi nga balta, pastaj caktoi një afat për ju... -Balta ishte lënda nga e cila Allahu i Madhëruar krijoi njeriun e parë, Ademin (a.s.). Pastaj Ai vendosi një afat për vazhdimësinë e jetës së njerëzve në këtë botë, kur ata duhet të shfrytëzojnë e të shijojnë të mirat që Ai u dhuron. Gjithashtu, ata ndërkohë do të provohen për zbatimin e porosive që Allahu ka sjellë përmes profetëve. Ai e krijoi jetën dhe vdekjen pikërisht për t’i sprovuar robërit e Tij, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjimtari, Gjynahfalësi.” [Mulk 2]. Allahu u jep robërve mundësi të jetojnë, aq sa çdokush të ketë mundësinë për të reflektuar dhe për të nxjerrë mësime....dhe një afat tjetër(përfundimtar)që e di Ai. -Ky afat është Dita e Gjykimit, atëherë kur të ringjallen të gjithë dhe të grumbullohen tek Allahu i Madhëruar, që të japin llogari dhe shpërblehen me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secili sipas asaj që ka punuar.Por sërish ju dyshoni! -Me gjithë këto sqarime të plota, ju përsëri keni dyshime për premtimin e Allahut, për kërcënimet e Tij dhe për Ditën e Gjykimit. Po ta vërejmë me kujdes, shohim se Allahu i Madhëruar fjalën “errësira” e ka sjellë në numrin shumës, sepse errësirat janë të shumta dhe të llojllojshme. Ndërsa fjala “dritë” është në numrin njëjës, sepse drita që ndriçon rrugën për tek Allahu i Madhëruar është një e vetme. Ajo është dituria mbi të vërtetën dhe puna sipas saj, siç thotë i Madhëruari: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” [En’am 153].