An-Najm
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَأَنَّ سَعْيَهُۥ سَوْفَ يُرَىٰ 40 ثُمَّ يُجْزَىٰهُ ٱلْجَزَآءَ ٱلْأَوْفَىٰ 41
Puna e tij pa dyshim që do të shihet, dhe pastaj ai do të marrë shpërblimin më të plotë. -Në ahiret do të shfaqen hapur veprat e çdokujt dhe secili do të shpërblehet për çdo të mirë apo të keqe që ka bërë. Shpërblimi do të jetë i plotë, i pacenuar. Për veprat e mira dhe të sinqerta, shpërblimi do të shumëfishohet, ndërsa për veprat e këqija do të ndëshkohet me drejtësi. Të gjitha krijesat atë ditë do të jenë dëshmitare të drejtësisë së Zotit dhe të bamirësisë dhe mëshirës së Tij. Të gjithë, pa përjashtim, do ta lavdërojnë Zotin për këtë. Madje, edhe banorët e Zjarrit, kur të hyjnë në të, zemrat do t’i kenë të mbushura me lavdërim për Zotin dhe do të pranojnë urtësinë e Tij absolute. Ata do të urrejnë vetveten dhe do ta pranojnë se ishin vetë ata shkaktarët që bën të merituar këtë ndëshkim. Në fjalën e Allahut të Lartësuar: “...njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë” janë mbështetur ata që thonë se veprat e mira nuk mund t’ju dhurohen të vdekurve dhe as të gjallëve. Askush nuk mund të shpërblehet për veprën e tjetrit. Por kjo mënyrë argumentimi vlen të shikohet më me kujdes. Është e vërtetë se robi do të shpërblehet për atë që ka bërë vetë. Por kjo nuk përjashton mundësinë që, ndonjëherë, ai të përfitojë nga ndonjë mirësi që mund t’i dhurohet nga të tjerët. Një shembull i ngjashëm me këtë është pasuria që zotëron njeriu, e cila i takon vetëm atij, por kjo nuk pengon që ai të përfitojë nga ndonjë dhuratë, që dikush mund t’ia japë.