Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
Sourate 5

Al-Maaida

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 38

وَٱلسَّارِقُ وَٱلسَّارِقَةُ فَٱقْطَعُوٓا۟ أَيْدِيَهُمَا جَزَآءًۢ بِمَا كَسَبَا نَكَـٰلًا مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 38

Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart, -‘Vjedhës’, që meriton këtë ndëshkim të përcaktuar në Sheriat, quhet ai që merr pasurinë e vlefshme të tjetrit fshehtazi dhe pa pëlqimin e pronarit të saj. Vjedhja është një gjynah i madh, që ka ndëshkim të ashpër dhe poshtërues, prerjen e dorës së djathtë, ashtu siç vjen në variantin e leximit të këtij ajeti nga disa sahabë. Me fjalën “dorë”, kur nuk përcaktohet, kuptohet gjymtyra e dorës deri te kyçi. Kështu, nëse dikush vjedh, atij i pritet dora deri te kyçi, si ndëshkim, dhe i zhytet në vaj të nxehtë, që të mbyllen damarët dhe të mos humbasë gjak. Ky ajet përfshin në kuptimin e tij çdo rast vjedhjeje, por Suneti i Profetit (a.s)e kufizon atë në disa aspekte, si dhe përcakton disa kushte shtesë, për ta bërë të meritueshëm prerjen e dorës së vjedhësit:1. Ruajtja. Pra, pasuria e vjedhur duhet të ketë qenë e ruajtur dhe e fshehur mjaftueshëm nga pronari i saj. Nëse është vjedhur diçka që nuk ka qenë e fshehur, por e thjeshtë për t’u gjetur, në një rast të tillë nuk ekzekutohet dënimi i prerjes së dorës.2. Masa e pasurisë së vjedhur. Pra, jo për çdo masë pasurie të vjedhur meritohet prerja. Masa e përcaktuar nga Sheriati është një çerek dinari (floriri), ose 3 dirhemë (argjendi), ose masa e përafërt me to. Nëse dikush vjedh një masë pasurie më të vogël se kaq, atëherë nuk meriton prerjen e dorës.Në fakt, edhe fjala ‘vjedhje’ në vetvete të jep të kuptosh se bëhet fjalë për marrje të një pasurie të fshehur ose, në të kundërt, ajo nuk quhet ‘vjedhje’ me kuptimin e përcaktuar nga Sheriati. Po kështu, urtësia tregon se dora nuk mund të pritet për diçka të parëndësishme dhe të pavlerë. Pra, edhe nëse nuk do të kishim argument nga Suneti i Profetit a.s, atëherë thjesht dhe vetëm urtësia dhe qëllimet e Sheriatit do të mjaftonin si kufizime të këtij ajeti të përgjithshëm. Urtësia e ligjërimit të prerjes së dorës për krimin e vjedhjes është ruajtja e pasurisë së njeriut dhe sigurimi i saj. Kështu, gjymtyra me të cilin kryhet krimi duhet të pritet. Nëse ky kriminel vjedh përsëri, i pritet këmba e majtë. Nëse përsëri vjedh, atëherë për këtë ka dy mendime: ose i pritet dora e majtë, pastaj këmba e djathtë, ose burgoset derisa të vdesë. Allahu i Lartësuar thotë:…si ndëshkim për veprën e kryer dhe si dënim nga Allahu. -Prerja e dorës është si ndëshkim për hajdutin, për krimin e vjedhjes së pasurisë së njerëzve, dhe si frikësim i hajdutit dhe i të tjerëve për t’u frenuar dhe larguar nga krimi. Nëse njerëzit shohin ndëshkimin e vjedhjes dhe sigurohen se ashtu do t’u ndodhë po e kryen ata, sigurisht do të frenohen dhe do të ndalen nga ky krim.Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -I Madhëruari është Krenar dhe i Pamposhtur, prandaj askush nuk duhet t’i thyejë ligjet e Tij. Ai është i Urtë, dhe urtësia e Tij kërkon që dënimi i vjedhësit të jetë prerja e dorës.