Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
Sourate 5

Al-Maaida

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 35

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱبْتَغُوٓا۟ إِلَيْهِ ٱلْوَسِيلَةَ وَجَـٰهِدُوا۟ فِى سَبِيلِهِۦ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 35

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun,... -Ky është një urdhër që Allahu i Lartësuar u drejton robërve të Tij besimtarë për të plotësuar atë çka nënkupton imani i vërtetë. Ai i urdhëron për devotshmëri dhe për të qenë të kujdesshëm që të mos e zemërojnë Atë. Kjo kërkon që robi të përpiqet me gjithçka që mundet që të largohet nga çdo gjë që shkakton zemërimin dhe pakënaqësinë e Allahut të Madhëruar, siç janë gjynahet e zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve, të shfaqura dhe të fshehura qofshin. Robi duhet t’i mbështetet dhe t’i kërkojë ndihmë Zotit për t’iu larguar gjynaheve, sepse kështu do të mund të shpëtojë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij....përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira)... -Pra, kërkoni të afroheni tek Ai, të bëni hapa drejt Tij, të tregoni dashurinë tuaj për Të. Kjo arrihet duke plotësuar detyrat ndaj Tij, qofshin ato detyra zemre, si: dashuria për Të dhe për hir të Tij, droja ndaj Tij, shpresa tek Ai, kthimi tek Ai me pendesë, mbështetja e plotë tek Ai etj.; apo vepra të gjymtyrëve, si zekati, haxhi etj.; apo vepra të zemrës dhe trupit njëkohësisht, si: namazi, leximi i Kur’ânit, dhikri apo lloje të ndryshme të bamirësisë ndaj krijesave. Bamirësia ndaj tyre mund të kryhet me pasuri, dituri, autoritet, me forcën fizike, me këshillën e mirë, duke i ndihmuar për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe. Të gjitha këto vepra të afrojnë tek Allahu. Robi do të vazhdojë të afrohet tek Allahu me vepra të mira, derisa Allahu ta dojë atë. Dhe kur Allahu e do një rob, atëherë Ai bëhet dëgjimi me të cilin robi dëgjon, bëhet shikimi me të cilin robi sheh, bëhet dora e tij me të cilën ai vepron dhe këmba me të cilën ai ecën. Në përfundim, sigurisht që Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të këtij robi.Më pas, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë xhihadin në rrugën e Tij, si një nga adhurimet që të afrojnë tek Ai. Xhihad quhet shpenzimi i të gjitha mundësive për të luftuar armikun, qoftë kjo me pasurinë tënde, me jetën, me mendimet dhe intelektin tënd, me gjuhën dhe forcën e fjalës, dhe me çdo formë të lejuar për të ndihmuar fenë e Zotit. Pa dyshim, ky lloj adhurimi është më i mrekullueshmi dhe më i rëndësishmi. Ai që arrin të jetë i plotësuar me xhihadin, ka për të qenë i tillë edhe në vepra të tjera të mira....dhe luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë. -Kuptimi: Ju do të arrini felah-un, nëse tregoheni të devotshëm, duke iu larguar harameve, duke kërkuar afrimin tek Allahu nëpërmjet veprave të mira në bindje ndaj Tij dhe duke luftuar në rrugën e Tij, me synim kënaqësinë e Tij. El felah është fitorja dhe arritja e çdo synimi, kënaqësie dhe mirësie, si dhe shpëtimi nga çdo ligësi, së cilës i druhesh. Me fjalë të tjera, el felahështë arritja e lumturisë të përjetshme dhe e mirësisë së pafundme.Kështu thuhet në një hadith kudsij të njohur. Ku thuhet: “Unë i kam shpallur luftë çdokujt që i jep mundim të dashurit Tim. Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”.