Muhammad
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَشَآقُّوا۟ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلْهُدَىٰ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًٔا وَسَيُحْبِطُ أَعْمَـٰلَهُمْ 32
Ata që nuk besojnë, që i pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut dhe që kundërshtojnë të Dërguarin, pasi u është bërë i qartë udhëzimi i vërtetë,... -Ky është një kërcënim i ashpër për ata që e kanë ngarkuar veten me ligësitë më të mëdha, që janë mohimi i Allahut dhe pengimi i të tjerëve nga rruga e Allahut, të cilën Ai e ka bërë për të arritur tek Ai dhe te Xheneti i Tij. Ata kundërshtojnë të vërtetën me vetëdije të plotë, me inat dhe kokëfortësi, domethënë jo nga padituria, jo gabimisht dhe jo duke qenë të paqartë. Atëherë, le ta dinë këta të mjerë, se:...ata nuk mund ta dëmtojnë aspak Allahun. Ai do t’i zhvlerësojë veprat e tyre. -Sjellja e tyre armiqësore nuk mund ta cenojë aspak mbretërimin dhe pushtetin e Allahut. Madje, Ai do të asgjësojë çdo vepër të tyre në funksion të së kotës dhe ligësisë. Përpjekjet e tyre në këtë drejtim do të sjellin veçse dëshpërim dhe zhgënjim për ta. Edhe ndonjë punë, nga e cila kanë shpresë për t’u shpërblyer nga Zoti, nuk do t’u pranohet, sepse i mungon kushti i pranimit të saj, që është imani.