Al-Jaathiya
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقْنَـٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ وَفَضَّلْنَـٰهُمْ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ 16
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, gjykimin me drejtësi dhe profetësinë. -Zoti u dhuroi bijve të Israilit mirësi e begati, që nuk i ishin dhënë asnjë populli më parë. Ai u dha Librin, domethënë Teuratin dhe Ungjillin, u dha pushtetin për të gjykuar njerëzit, si dhe profetësinë, me të cilën ata u dalluan nga popujt e tjerë. Madje, në atë kohë, profetësia ishte e kufizuar pikërisht te pasardhësit e Ibrahimit (a.s.). Gjithashtu, ndër mirësitë me të cilat u dalluan ata ishin edhe furnizimet e veçanta me ushqime, pije, veshje etj., siç qe për shembull zbritja e el menn-it dhe el selua-s nga qielli, gjatë udhëtimit të tyre dyzetvjeçar në shkretëtirë.Ne i furnizuam ata me të mira, duke i dalluar mbi të gjithë njerëzit(e asaj kohe). -Me mirësitë e dhuruara, Ata u dalluan mbi të gjithë botën. Por, sigurisht, nga ky përgjithësim përjashtohet ymeti i fundit, ai i Muhamedit (a.s), që është ymeti më i mirë i të gjitha kohërave. Vetë konteksti i ajeteve tregon se aty nuk përfshihet ymeti i Muhamedit (a.s). Ato flasin për mirësitë që Zoti u dhuroi bijve të Israilit, duke i dalluar mbi popujt e tjerë. Por me shfaqjen e Muhamedit, pasuesit e këtij të fundit u bënë populli më i mirë i nxjerrë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit. Gjithashtu, mirësitë që iu dhuruan bijve të Israilit, si Libri hyjnor, pushteti për të gjykuar, profetësia dhe të gjitha mirësitë e tjera, i Lartësuari ia dha edhe ymetit të fundit, por duke u shtuar edhe mirësi të tjera, që nuk i kishin të tjerët. Sheriati i mrekullueshëm që iu dhurua këtij ymeti, është universal, ndërsa sheriatet e popujve të shkuar kanë qenë thjesht një pjesë e tij. Kur'ani, gjithashtu, është siguruesi i vërtetësisë së shpalljeve të mëparshme. Ndërsa Muhamedi (s.a.u.s) ishte vërtetuesi e përforcuesi i të gjithë profetëve të kaluar.