Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Ad-Dukhaan
Sourate 44

Ad-Dukhaan

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Versets 13–14

أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ 13 ثُمَّ تَوَلَّوْا۟ عَنْهُ وَقَالُوا۟ مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ 14

E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë, Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.” -Pa dyshim që këto fjalë u thuhen mohuesve në Ditën e Gjykimit, kur ata kërkojnë të kthehen sërish në dynja, por koha e pendimit ka përfunduar me vdekjen e tyre. Kështu, i tërë konteksti lidhet me Ditën e Gjykimit dhe ndëshkimet që do të përjetohen atë ditë. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që u ndodhi kurejshëve, kur ata refuzuan Muhamedin (a.s.) si profet të Zotit dhe fenë e sjellë prej tij. Për këtë shkak, ai (a.s.) u lut kundër tyre duke thënë: “O Allah! Më ndihmo kundër tyre, duke u dërguar vite vështirësie e thatësire, si vitet që dërgove në kohën e Jusufit (a.s.)!”. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar i goditi kurejshët me uri të madhe dhe mjerim, derisa filluan të hanin ngordhësira dhe kocka kafshësh. Aq shumë vuajtën nga uria, saqë po u dukej sikur mes qiellit dhe tokës kishte tym, edhe pse, në të vërtetë, nuk kishte asgjë. Në këtë rast, fjala e Allahut të Madhëruar: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë....” nënkupton se kjo do të ndodhë në dukje për sytë e tyre, jo në të vërtetë. Gjendja e kurejshve vazhdoi e tillë, derisa i kërkuan Profetit të kishte mëshirë dhe ta luste Allahun e Madhëruar që ta largonte ndëshkimin nga ata. Profeti (a.s.) e luti Allahun e Madhëruar, i Cili e largoi urinë e mjerimin nga ata. Sipas këtij kuptimi, vjen edhe ajeti më pas: