Fussilat
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰٓ إِلَىَّ أَنَّمَآ إِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ فَٱسْتَقِيمُوٓا۟ إِلَيْهِ وَٱسْتَغْفِرُوهُ ۗ وَوَيْلٌ لِّلْمُشْرِكِينَ 6 ٱلَّذِينَ لَا يُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ كَـٰفِرُونَ 7
Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. ... -Kuptimi: Thuaju atyre, o Profet, se kjo është detyra ime dhe këto janë cilësitë e mia. Unë jam një njeri, ashtu si ju, dhe nuk kam në dorë asnjë çështje. Edhe ndëshkimi, që ju e kërkoni me ngulm që t’ju përshpejtohet dhe ta shihni me sy, nuk është në dorën time. E vetmja veçori me të cilën Zoti më ka dalluar mua mbi ju, është shpallja e Kur'anit dhe Urtësisë, për të cilët më ka urdhëruar që të jetoj sipas tyre dhe t’ju ftoj edhe ju ta bëni një gjë të tillë.“... Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij!” -Kuptimi: Ndiqni rrugën e qartë dhe të drejtë, që ju çon drejt Zotit të Lartësuar, duke pohuar dhe besuar çdo lajm që Ai kumton, dhe duke ruajtur kufijtë e Tij, me zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat, në shenjë dëshurie, nënshtrimi dhe madhërimi për Të. Vetëm kështu mund të quheni të përqendruar në rrugën e drejtë të Zotit. Në ajet thuhet: “... përqendrohuni në rrugën drejt Tij”, që nënkupton pajisjen me sinqeritet për Allahun e Madhëruar. Pra, shërbestarët e ahiretit duhet që me punën e tyre të synojnë vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Qëllimi i tyre i vetëm të jetë arritja e takimit me Allahun e Lartësuar dhe me Xhenetin e Tij, vendin ku Allahu do t’i begatojë me bujarinë e Tij. Në këtë mënyrë, pra, duke punuar sipas Shpalljes dhe porosisë së Zotit dhe duke i kryer këto punë me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin, veprat e tyre do të jenë të mira, të pranueshme dhe të shpërblyeshme. Në të kundërt, nëse njëri nga këto kushte cenohet, veprat e tyre do të jenë të kota dhe të pavlefshme. Megjithatë, robi patjetër do të cenojë kushtet e qëndrueshmërisë ose duke lënë ndonjë urdhër pa kryer ose duke bërë ndonjë haram. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar porosit që këto mangësi të kurohen me kërkim faljeje dhe pendim të sinqertë sa herë që të ndodhin. Pastaj i Lartësuari i kërcënon ata që largohen nga rruga e drejtë, duke thënë:“Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe Jetën Tjetër!” - Mjerë për ata të cilët adhurojnë idhuj, të cilët nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as vdekje, as jetë e as ringjallje. Ata jo vetëm që nuk e pastrojnë vetveten, por zhyten më thellë në llumin dhe pisllëkun e idhujtarisë e mosbindjes. Ata nuk e pastrojnë veten nëpërmjet teuhidit, nuk e pastrojnë veten duke u pajisur me sinqeritet ndaj të vetmit Zot që meriton adhurimet, ndaj Allahut të Gjithëmëshirshëm. Ata nuk falin namaz dhe nuk japin zekatin. Ata nuk tregojnë bamirësi me krijesat, duke i ndihmuar dhe udhëzuar drejt. Përveç këtyre cilësive të ulta, ata nuk besojnë se do të ringjallen dhe as në ekzistencën e Xhenetit dhe Xhehenemit. Për këtë arsye, ata jepen tërësisht pas gjërave që i dëmtojnë dhe që do i dëshpërojnë në ahiret. Pasi foli për mohuesit, Allahu i Madhërishëm vijon me besimtarët, duke përshkruar cilësitë e tyre dhe shpërblimin që i pret: