Fussilat
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
سَنُرِيهِمْ ءَايَـٰتِنَا فِى ٱلْـَٔافَاقِ وَفِىٓ أَنفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ 53
Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin Shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Ai(Kur'ani)është i Vërtetë. -Kuptimi: Nëse pretendoni se keni dyshime për saktësinë e kësaj Shpalljeje, atëherë dijeni se Allahu i Lartësuar ka për t’ju bërë të shihni shenjat e Tij në gjithësi, në qiell dhe në tokë, ose në ngjarjet madhështore, të cilat i japin dritë kujtdo që kërkon ta shohë të vërtetën. Gjithashtu, Allahu ju ka sjellë shenja e fakte edhe në vetet tuaja. Çdokush mund të shohë te vetja çuditë e krijimit të Allahut të Madhëruar, që të bindet për madhështinë dhe fuqinë e Tij. Nga ana tjetër, duke parë ndëshkimet me të cilat ai ka goditur mohuesit e të vërtetës, si dhe suksesin e mirësitë që u ka dhuruar besimtarëve, ju do të bindeni se Kur’ani dhe gjithçka që ai përmban është e vërteta e sigurt nga Zoti i Madhëruar. Allahu i Lartësuar u ka dhënë gjithmonë shenja dhe argumente të shumta adhuruesve të Tij, nëpërmjet të cilave u jepet siguri e plotë se Kur’ani është i vërtetë nga Zoti. Allahu i Lartësuar është i vetmi që jep dritën e imanit. Ai udhëzon atë që Ai dëshiron, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, dhe e lë jashtë rruge Atë që Ai dëshiron, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë? -Kuptimi: A nuk u mjafton atyre që të binden se Kur’ani është i vërtetë dhe se njeriu që e përcolli atë është besnik, fakti që vetë Allahu dëshmon për një gjë të tillë? Vetë Allahu i Madhëruar dëshmon për vërtetësinë e Profetit (a.s.) dhe të Kur'anit, dhe dihet se Allahu është Dëshmuesi i vërtetë. Përveç kësaj, për të provuar vërtetësinë e Kur’anit dhe besnikërinë e Muhamedit (a.s.), Allahu i Lartësuar e ndihmoi dhe i dhuroi atij fitoren në botë. Kjo qe një shenjë e fortë dhe dëshmi e gjallë dhe e prekshme, për ata që meditojnë pak në historinë e Profetit dhe të kësaj feje madhështore.