Fussilat
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ 35
Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; ... -Këtë virtyt të lartë mund ta arrijnë veç ata që e kanë kalitur durimin në vështirësi dhe e kanë nënshtruar shpirtin dhe trupin e tyre që të kryejnë veçse gjëra që Zoti i pëlqen. Natyrshëm, njeriu është i prirur që t’i kundërvihet të keqes me të keqe, duke mos falur. Është shumë e vështirë që ai thjesht ta falë tjetrin, e jo më t’i bëjë mirësi dhe t’i përgjigjet të keqes me të mirë, e aq më tepër me më të mirën e të mirës. Robi duhet të kujtojë se, duke bërë durim, ai po zbaton urdhrin e Zotit të tij dhe se për këtë e pret një shpërblim i madh. Pastaj le të kujtojë se të kundërpërgjigjurit me të njëjtën monedhë nuk i sjell atij ndonjë përfitim, përkundrazi, ia shton edhe më tepër urrejtjen dhe armiqësinë e ndërsjelltë. Pastaj të kujtojë se, nëse ia kthen me më të mirën e të mirës, ai nuk e cenon aspak personalitetin e vet dhe kurrsesi të mos e shohë si dobësi. Madje, ta dijë mirë se kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu ka për ta ngritur dhe krenuar atë. Përfundimisht, nëse robi i kujton dhe rikujton të gjitha këto, atij ka për t’iu lehtësuar durimi, madje do të bëjë bamirësi me kënaqësi të plotë dhe me një lehtësi të çuditshme....dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. -Ky është një virtyt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e krijesave. Nëpërmjet të tilla virtytesh, robi lartësohet në dynja dhe në ahiret. Durimi dhe bamirësia qëndrojnë në krye të të gjitha virtyteve të larta. Ato janë cilësitë më të zgjedhura, që Allahu i Madhërishëm i pëlqen që t’i shohë te robërit e Tij.