Fussilat
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَقَيَّضْنَا لَهُمْ قُرَنَآءَ فَزَيَّنُوا۟ لَهُم مَّا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَحَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ فِىٓ أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ خَـٰسِرِينَ 25
Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin(gjynahet e kryera në)të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. -Zullumqarëve që janë armiq me të vërtetën u janë vënë si shoqërues shejtanët, të cilët nuk u ndahen dhe i nxisin për të këqija, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “A nuk e shikon ti se Ne i kemi lëshuar shejtanët kundër jobesimtarëve për ti nxitur pandërprerë në vepra të këqija?” [Merjem 83]. Ata i shtyjnë drejt gjynaheve, duke ua zbukuruar jetën e dynjasë. Shejtanët i joshin qafirët me kënaqësi haram dhe ata bien brenda, duke i ndjekur verbërisht. Ata nxisin gjithashtu për të luftuar kundër Allahut dhe profetëve të Tij. Nga ana tjetër, shejtanët i bëjnë ata që të harrojnë krejtësisht ahiretin ose i bëjnë të besojnë se Kijameti nuk ka për të ndodhur kurrë. Për këtë shkak, zemrat e tyre nuk kanë më drojë, prandaj është e thjeshtë që ata të zhyten në kufër, bidate dhe poshtërsi. Allahu i Lartësuar ua shoqëron atyre shejtanët, për shkak se ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut dhe e shpërfillin Shpalljen e Tij. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Kush i kthen shpinën përmendjes të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai (jobesimtari) mendon se është i udhëzuar mirë. Kur të vijë para Nesh, ai (jobesimtari) do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” [Zuhruf 36 - 39].Dhe dënimi i tyre u bë realitet, ashtu si ai i brezave të mëparshëm të xhinëve dhe të njerëzve. Ata ishin krejtësisht të humbur. -Është bërë detyrë e pashmangshme që mbi ta të godasë ndëshkimi i përcaktuar nga Zoti, ashtu sikurse u veprua me shumë popuj para tyre, qofshin xhindë apo njerëz. Ata u shkatërruan duke humbur dynjanë dhe ahiretin. Të humburit do të jenë gjithmonë të poshtëruar, të dëshpëruar dhe të ndëshkuar.