Al-Ghaafir
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
أَفَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوٓا۟ أَكْثَرَ مِنْهُمْ وَأَشَدَّ قُوَّةً وَءَاثَارًا فِى ٱلْأَرْضِ فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ 82
A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë ... -Allahu i Madhëruar u drejtohet mohuesve të profetëve dhe të shpalljeve hyjnore e u thotë që të udhëtojnë nëpër botë ose të studiojnë për historinë e saj. Le të pyesin njerëzit e dijshëm apo të shikojnë vetë shenjat e lëna nga Zoti në vende të ndryshme. Le t’i shohin me kujdes ato, për të nxjerrë mësime dhe me synimin e mirë për të kuptuar të vërtetën....dhe të shohin se si qe fundi i atyre që jetuan më parë? Ata qenë më shumë dhe më të fortë për gjurmët që kanë lënë në tokë, ... -Të tillë ishin popujt e Adit, Themudit etj. Ata ishin më të mëdhenj, më të fuqishëm dhe më të pasur se ata të mëvonshmit. Ata lanë shumë gjurmë të dukshme në këtë botë, si ndërtesa të mëdha dhe kështjella të larta. Ata lanë pas pasuri e toka të begatshme....por atyre nuk u bënë aspak dobi ato që kishin fituar. -Kur u zbatua vendimi i Zotit për të ndëshkuar ata, atyre nuk iu bëri aspak dobi fuqia dhe pushteti i tyre. Ata nuk mund të shpëtonin kurrsesi nga ndëshkimi duke dhënë pasuritë e tyre. Edhe kështjellat apo ushtritë që kishin nuk mundën t’i mbronin nga ndëshkimi i Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend krimin e tyre, për shkak të të cilit merituan atë që merituan: