Al-Ghaafir
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
لَخَلْقُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 57
S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, ... -Allahu i Madhëruar na tregon për diçka që është shumë e qartë dhe e pranueshme për logjikën. Ai na tregon se krijimi i qiejve dhe i Tokës, me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është shumë herë më madhështor sesa krijimi i njerëzve. Njerëzit, në krahasim me krijimin e qiejve dhe të Tokës, janë shumë të vegjël. Prandaj, Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe vendosi ligjet e përpikta të funksionimit të tyre, është sigurisht i Plotpushtetshëm që t’i rikrijojë njerëzit nga e para, pas vdekjes së tyre. Ky është një argumentim logjik shumë i thjeshtë, që tregon se ringjallja është plotësisht e mundur dhe nuk duhet të ketë dyshim për të. Çdo njeri me mend e pranon që kjo është tërësisht brenda mundësisë dhe pushtetit të Zotit, siç pranon, gjithashtu, se gjithçka që profetët dhe Shpalljet e Zotit kanë treguar për ringjalljen është e vërtetë. Megjithatë, jo çdokush e vë në punë mendjen e tij për këtë çështje dhe jo të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë e pranojnë atë, që pastaj të veprojnë e jetojnë sipas saj. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:...por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk nxjerrin mësime nga këto fakte, argumente e shenja. Pastaj i Lartësuari thotë: