Al-Ghaafir
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلْحَقِّ مِنْ عِندِنَا قَالُوا۟ ٱقْتُلُوٓا۟ أَبْنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ وَٱسْتَحْيُوا۟ نِسَآءَهُمْ ۚ وَمَا كَيْدُ ٱلْكَـٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَـٰلٍ 25
Kur ai ua çoi të Vërtetën nga Ne,... -Por kur Allahu i Madhëruar e pajisi Musain me shenja e mrekulli të qarta, pas të cilave pritej vetëm bindja dhe nënshtrimi, ata përsëri nuk e pranuan mesazhin e tij. Asgjë nuk i ndali ata nga shirku dhe poshtërsitë ku ishin zhytur. Ata vazhduan me kundërshtimin e tyre, madje u thelluan edhe më tepër në këtë drejtim. Kundërshtimi dhe urrejtja ndaj të vërtetës arritën deri aty, saqë ndërmorën një krim të shëmtuar:...ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që besojnë si ai dhe lërini të jetojnë vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dështuara. -Ata organizuan një plan, sipas të cilit do të vrisnin fëmijët meshkuj dhe do të linin të gjalla femrat. Kështu, me këtë programim të pasardhësve të besimtarëve, mendonin se do të mbanin nën kontroll ata dhe nuk do të lejonin fuqizimin e tyre. Ata planifikuan që t’i mbanin besimtarët gjithmonë në robëri. Por plani i tyre i zi ishte i destinuar të dështonte. Ata kurrë nuk do të arrinin të realizonin atë që dëshironin me besimtarët, sepse u goditën nga ndëshkimi dhe u befasuan me të kundërtën e asaj që synonin. Allahu i Madhëruar i shkatërroi dhe i shfarosi ata tërësisht. Medito pak në këtë histori, e cila përsëritet aq shpesh në Librin e Allahut. Është e vërtetë që ajo flet në mënyrë të veçantë për Faraonin dhe parinë rreth tij, si dhe për cilësitë e veprat e tyre të shëmtuara, të cilat i Madhëruari na i rrëfen imtësisht në sure të ndryshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar dëshiron të na mësojë se të njëjtin gjykim dhe shpagim do të marrin të gjithë ata që bëjnë vepra të njëjta apo të ngjashme me këta qafirë. Të gjithë ata do të kenë të njëjtin fund të hidhur. E përbashkëta e tyre është se ata mohojnë Shpalljen e Zotit, mohojnë profetët e Tij, luftojnë të vërtetën dhe bartësit e saj. Por nga kuptohet ky gjykim gjithëpërfshirës, ndërkohë që në tekst flitet vetëm për një grup të caktuar? Kjo kuptohet nga fjala e Allahut, kur thotë: “Por kurthet e mohuesve janë të dështuara.”, dhe nuk thotë: “Por kurthi i Faraonit është i dështuar”. Kështu kuptojmë se ai gjykim nuk jepet vetëm për Faraonin, por për të gjithë ata që veprojnë njëlloj si ai. Po ashtu largohet edhe keqkuptimi i ndonjërit që e mendon këtë si një gjykim të kufizuar vetëm për ata që përmenden në këtë rrëfim.