Al-Ghaafir
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَٱللَّهُ يَقْضِى بِٱلْحَقِّ ۖ وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقْضُونَ بِشَىْءٍ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْبَصِيرُ 20
Allahu gjykon me drejtësi ... -Fjala e Tij është e vërtetë dhe e drejtë, ligji i Tij për krijesat është i drejtë dhe i vërtetë, ashtu si edhe gjykimi i Tij shpërblyes dhe ndëshkues është i drejtë dhe i urtë. Allahu është i Drejtë dhe i Urtë në gjithçka, sepse dija e Tij përfshin gjithçka dhe se Ai ka shkruar dhe ruajtur çdo gjë me saktësi e drejtësi. Ai është i Drejtë në gjithçka, sepse Ai është i pastër nga padrejtësia, mangësia e nga çdo cen. Allahu është i vetmi në dorë të të Cilit është përcaktimi i gjithçkaje që ndodh në gjithësi. Nëse Ai dëshiron diçka, ajo është, e nëse Ai nuk dëshiron që ajo të ekzistojë, ajo kurrë nuk do të ekzistojë. Është Ai që bën ndarjen mes robërve të Tij besimtarë dhe mohuesve në jetën e dynjasë, duke u dhuruar suksesin të dashurve dhe të zgjedhurve të Tij.... ndërsa ata që adhurohen veç Tij, nuk kanë në dorë të gjykojnë për asgjë. -Kjo përfshin gjithçka që adhurohet veç Allahut. Pra, - sipas kuptimit, - çdo lloj idhulli dhe i adhuruar tjetër, veç Allahut, nuk ka asnjë grimcë pushteti. Tek idhujt nuk ekziston aspak dashuria për idhujtarët, ashtu si nuk kanë asnjë dëshirë e mundësi për të vepruar diçka a për t’i ndihmuar.Me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. -Allahu i Dëgjon të gjitha zërat, me të gjithë larminë e gjuhëve apo të nevojave që shprehin ata. Ai shikon atë që është dhe atë që do të jetë, atë që ne e shohim dhe atë që nuk mund ta shohim, atë që krijesat e dinë dhe atë që ato nuk e dinë. Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar thotë: "Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, ...”, dhe më pas e përshkruan këtë ditë me hollësi, me ngjarjet e saj përgëzuese e frikësuese, si një nxitje për të qenë të përgatitur.