Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Sourate 40

Al-Ghaafir

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 10

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُنَادَوْنَ لَمَقْتُ ٱللَّهِ أَكْبَرُ مِن مَّقْتِكُمْ أَنفُسَكُمْ إِذْ تُدْعَوْنَ إِلَى ٱلْإِيمَـٰنِ فَتَكْفُرُونَ 10

Allahu i Madhëruar na tregon për poshtërimin dhe dëshpërimin që i godet qafirët. Ata do të luten për të dalë nga Zjarri, duke kërkuar mëshirë. Por tashmë kjo do të jetë diçka e pamundur për ta, prandaj do të mbeten atje të poshtëruar. I Madhëruari thotë:Mohuesve do t’u thuhet: -Këtu nuk është specifikuar se për cilët mohues bëhet fjalë, për t’i përfshirë të gjithë ata, duke filluar nga mohuesit e Zotit, mohuesit e librave të Tij, mohuesit e profetëve të Tij, të Ditës së Gjykimit etj. Kur ata të hidhen në Zjarr, do ta pranojnë se e meritojnë ndëshkimin në të. Për shkak të krimeve e padrejtësive, për shkak të gjynaheve dhe peshës së tyre, ata do të urrejnë vetveten me urrejtjen më të madhe dhe do ta përçmojnë atë me përçmimin më të madh. Atëherë, ata do të bërtasin e ulërasin, por atyre do t’u thuhet:“Urrejtja e Allahut ndaj jush, kur ftoheshit të besonit e ju refuzonit, ishte më e madhe se urrejtja juaj sot ndaj vetvetes”. -Kuptimi: Urrejtja dhe përçmimi i Allahut për ju ishte më i madh sesa urrejtja dhe përçmimi juaj tani për veten tuaj. Ai ju urreu dhe ju përçmoi kur profetët dhe pasuesit e tyre ju ftuan të besonit e të bënit punë të mira, duke sjellë argumente të shumta, të cilat e qartësojnë të vërtetën, por ju i mohuat dhe i shpërfillët ata. Kur ju dolët jashtë mëshirës së gjerë të Zotit, Ai vërtet ju urreu dhe ju përçmoi. Kjo urrejtje ishte më e madhe sesa urrejtja juaj për vetveten. Urrejtja e Bujarit të drejtë vazhdoi t’ju shoqërojë, derisa patët këtë përfundim. Edhe sot, në Ditën e Gjykimit, mbi ju godet zemërimi e ndëshkimi i Zotit, ndërkohë që besimtarët i përfshin kënaqësia e Zotit dhe shpërblimi i Tij. Këtë ditë, mohuesit do të dëshirojnë të kthehen edhe një herë në dynja: