An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَٱسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍ وَرَٰعِنَا لَيًّۢا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًا فِى ٱلدِّينِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَٱسْمَعْ وَٱنظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَـٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا 46
Në mesin e hebrejve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre... -Kuptimi: Prej dijetarëve çifutë ka të poshtër që dëshirojnë t’ju devijojnë me mënyra të shumta: ose duke ndryshuar tekstet hyjnore, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre, ose duke i ndryshuar të dyja bashkë. Për shembull, ata thonë se cilësitë e Profetit të fundit, të përmendura në librat e tyre, nuk janë për Muhamedin dhe nuk i përshtaten atij, ndonëse, në realitet, ai është i vetmi të cilit i përshtaten këto cilësi. Ata ose i fshehin dhe nuk i tregojnë fare këto fakte, ose i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë ato. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj porosive të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij:...dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi. -Pra, të dëgjuam, por nuk e zbatojmë urdhrin e Zotit. Kjo dëshmon për mohimin, inatin dhe armiqësinë e madhe në zemrat e tyre ndaj porosive të Zotit. Për sa i përket qëndrimit të tyre kundrejt Profetit (a.s.):...ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, ose: “Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. -Pra, ata i drejtoheshin Profetit (a.s.) me formën më të ulët dhe më të paedukuar, duke i thënë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”. Ata thanë edhe “Raina”, duke patur për qëllim kuptimin e keq të kësaj fjale. Duke qenë se kjo fjalë përmban dy kuptime, ata të mjerë menduan se mund ta përdornin me Allahun dhe Profetin e Tij pa i ndëshkuar kush për qëllimin e tyre të keq. Ata pandehën se mund të shanin dhe të talleshin me fenë e Zotit dhe me Profetin e tij dhe të mos merreshin në përgjegjësi. Por Allahu i Lartësuar i porositi ata për diçka më të mirë:Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe “Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. -Allahu i Lartësuar i mësoi mënyrën si t’i drejtoheshin Profetit (a.s.) dhe si t’u bindeshin urdhrave të Tij. Ai i porositi të ishin të edukuar dhe të butë në kërkimin e dijes dhe në mënyrën e drejtimit të pyetjeve. Por duke qenë se ata kishin një natyrë të përlyer e jo të pastër, i kthyen shpinën këtyre porosive, dhe për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dëboi nga mëshira e Tij, pra, i mallkoi:Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë.