Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sourate 4

An-Nisaa

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 172

لَّن يَسْتَنكِفَ ٱلْمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبْدًا لِّلَّهِ وَلَا ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ ٱلْمُقَرَّبُونَ ۚ وَمَن يَسْتَنكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعًا 172

Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait (a.s)dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë:Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. -Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre. Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat. Prandaj i Lartësuari thotë:Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh,(le ta dijë se)Ai(Allahu)do t’i tubojë të gjithë para Tij(për llogarinë me drejtësi).” -Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë: