An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا 134
Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote,(le ta dijë se)tek Allahu është shpërblimi edhe i kësaj bote edhe i botës tjetër. -Allahu i Lartësuar na tregon se ata që kanë si qëllim vetëm arritjen e mirësive të kësaj dynjaje, duke mos i dhënë asnjë rëndësi ahiretit, ata me të vërtetë kanë një qëllim dritëshkurtër dhe fatkeq. Për më tepër që, edhe pse i përkushtohen tërësisht kësaj dynjaje, ata do të arrijnë prej saj veçse atë që Zoti u ka bërë për pjesë. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Mbretëruesi i vetëm i kësaj gjithësie dhe vetëm në dorën e Tij janë mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, prandaj njeriu duhet t’i lutet vetëm Atij dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetet dhe të kërkojë ndihmë për t’i arritur qëllimet e dynjasë dhe të ahiretit. Njeriu duhet ta dijë mirë se mirësitë e Allahut, në të dyja jetët, arrihen veçse nëpërmjet bindjes dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ai duhet të bindet se çelësi i suksesit në çështjet e dynjasë dhe të ahiretit është mbështetja e plotë vetëm tek Allahu, duke i shprehur pamundësinë dhe nevojën Atij në mënyrë të vazhdueshme. Allahu i Madhërishëm është i Gjithëditur dhe i Urtë në përcaktimin e Tij. Ai i jep sukses atij që e meriton atë dhe privon atë që e meriton të privohet. Allahu është i Urtë kur jep dhe kur nuk jep, prandaj thotë:Allahu Dëgjon dhe Shikon gjithçka. -Ai i dëgjon dhe shikon veprat e robërve dhe synimet e tyre. Prandaj udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. Ai do të shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e tij të gjithë sipas asaj që kanë paraqitur dhe e meritojnë.