An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَمَن يَكْسِبْ خَطِيٓـَٔةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِۦ بَرِيٓـًٔا فَقَدِ ٱحْتَمَلَ بُهْتَـٰنًا وَإِثْمًا مُّبِينًا 112
Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë. -Kushdo që bën një gabim të madh apo të vogël, dhe pastaj akuzon për këtë faj dikë tjetër, që është i pafajshëm, ai është ngarkuar me fajin e shpifjes e me gjynah të qartë. Ai e ka ngarkuar veten me gjynahun e shpifjes kundër një të pafajshmi dhe ka bërë një vepër të rëndë për të merituar ndëshkimin. Kjo tregon se një vepër e tillë konsiderohet si një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Ajo përmban në vetvete disa të këqija, si: kryerja e gjynahut, akuzimi i një të pafajshmi, mashtrimi, pretendimi i pafajësisë në mënyrë të padrejtë dhe ndëshkimi i padrejtë i një të pafajshmi. Përveç kësaj, është edhe cënim i figurës së të pafajshmit në shoqëri. Këto janë padrejtësi të shëmtuara, që sjellin probleme të mëdha në shoqëri. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e madhe me të cilën Ai e dalloi Profetin e Tij, duke e ruajtur nga çdo devijim e padrejtësi të provokuar nga zullumqarët. Ai thotë: