An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَلَا يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱللَّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لَا يَرْضَىٰ مِنَ ٱلْقَوْلِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطًا 108
Ata fshihen prej(shikimit të)njerëzve e nuk ruhen prej(shikimit të)Allahut, dhe Ai është afër tyre kur thurin plane me të cilat Ai nuk është i kënaqur. -Kjo vjen nga dobësia e imanit të tyre. Pra, duke qenë se kanë besim të dobët, ata kanë më shumë frikë nga njerëzit sesa nga Allahu i Madhërishëm, prandaj përpiqen me çdo mënyrë, e lejuar apo e palejuar qoftë, që t’i shpëtojnë demaskimit para njerëzve, për padrejtësitë e tyre të dënueshme. Ndërkohë, ata harrojnë që Allahu i Madhërishëm i ka parë dhe i ka dëshmuar padrejtësitë e tyre të mëdha. Allahu i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm është gjithmonë pranë tyre me dijen e Tij, në çdo gjendje, sidomos kur ata thonë fjalë e thurin kurthe të cilat i Gjithëmëshirshmi nuk i do. Ata bënin plane si të nxirrnin të pafajshëm kriminelin dhe si të fajësonin një të pafajshëm, dhe për këtë qëllim argumentonin para Profetit (a.s.). Kështu ata bënin disa padrejtësi, pa e përfillur mbikëqyrjen e Zotit të qiejve dhe të tokës, i Cili e dinte dhe e shihte se çfarë fshihnin brenda shpirtrave. Prandaj i Madhëruari i kërcënoi ata, duke u përmendur këtë fakt:Allahu i përfshin të gjitha veprimet e tyre. -Allahu i Lartësuar përfshin gjithçka me dijen dhe pushtetin e Tij. Megjithatë, Ai nuk nxitohet për t’i ndëshkuar të padrejtët. Ai i afatizon dhe vazhdimisht i fton për t’u penduar dhe për të mos vazhduar me gjynahet e tyre. Ai u tërheq vazhdimisht vëretjen, sepse ndëshkimi i Tij është i drejtë dhe i rreptë.