Az-Zumar
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدْقِ إِذْ جَآءَهُۥٓ ۚ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْكَـٰفِرِينَ 32
Duke na tërhequr vërejtjen e duke na paralajmëruar, Allahu i Madhëruar thotë:E kush është më i padrejtë(e keqbërës)se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut -Mashtrimi kundër Allahut mund të bëhet me shumë mënyra. Kështu, për shembull, ta përshkruash dhe emërtosh Allahun me një atribut që nuk i shkon madhështisë së Tij, ose të pretendosh profetësinë, ose të trillosh rregulla e ligje nga vetja duke mëtuar se është Allahu që i ka thënë e kumtuar ato, ose të gënjesh duke thënë se Zoti ka dhënë këtë dhe atë gjykim. Kjo i ngjan ajetit: "Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij)dhe padrejtësitë; t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash gjëra për Allahun për të cilat s'ke asnjë dijeni.” [A'raf 33]. Nëse robi e bën këtë nga padituria, është e dënueshme dhe e shëmtuar, por nëse e bën me vetëdije, atëherë është shumë e shumë herë më e shëmtuar dhe e dënueshme.dhe kur i erdhi e vërteta(Kur'ani), e quajti gënjeshtër? -Nuk ka më të padrejtë sesa ai të cilit i vjen e vërteta e përforcuar me argumente dhe fakte të shumta dhe ai sërish e konsideron gënjeshtër. Vetëm kjo do të ishte një padrejtësi shumë e madhe, sepse ai e refuzon të vërtetën edhe pasi i bëhet e qartë. Duke bashkuar këtë me trillimin e gënjeshtrave për Allahun, padrejtësia bëhet e pashembullt.A nuk është në Xhehenem vendbanimi i merituar për jobesimtarët? -Vetëm duke i futur ata në Xhehenem vendoset drejtësia. Atje Zoti do të vërë në vend çdo të drejtë dhe detyrim që kanë shkelur mohuesit dhe zullumqarët. Shirku është padrejtësia më e madhe dhe vetëm në Xhehenem do të vendoset drejtësia e shkelur nga këta keqbërës.