Saad
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَـٰلَمِينَ 87
Ky(Kur’ani)nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët. -Ky libër madhështor dhe Shpallja që më është dhënë është: "… veçse një Mesazh për Botët." Nëpërmjet tij, ata mësojnë dhe kërkojnë gjithçka që u sjell dobi, qoftë në drejtim të fesë dhe besimit të pastër, qoftë në çështjet e kësaj jete. Kjo shpallje ka për të qenë lartësim dhe nderim për ata që punojnë dhe jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ajo do të jetë dëshpërim dhe nuk do t'u lërë asnjë justifikim atyre që e refuzojnë atë. Kjo sure madhështore përmban brenda saj këshilla dhe kujtime madhështore, si dhe urtësi të shumta. Ajo sjell lajme të mëdha, argumente, fakte e shenja, që nuk i lënë më kujt asnjë justifikim për mosbesim dhe mosbindje ndaj Zotit. Të gjithë ata që mohojnë Kur'anin dhe refuzojnë të pasojnë Profetin që e solli atë, nuk do të kenë asnjë justifikim dhe arsye para Zotit, nëse vazhdojnë dhe vdesin në mohimin e tyre. Në këtë sure bëhet edhe një lavdërim i atyre që janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe tregohet shpërblimi i mrekullueshëm që i pret të bindurit dhe të devotshmit. Në fillim, Allahu u betua në këtë Kur'an dhe e përshkroi atë si "Dhudhikër". Ndërsa në fund të kësaj sureje e cilëson si kujtim dhe këshillë për të gjithë botët. Madje, gjatë gjithë sures e përsëriti fjalën 'kujto', si p.sh.: "Kujto robin Tonë" ose: "Kjo është si mëshirë dhe si kujtim", ose edhe: "Ky është një kujtim dhe këshillë". O Zoti ynë! Na mëso prej Kur'anit atë që nuk e dimë dhe na kujto nëse harrojmë, qoftë kur harrojmë nga pakujdesia, qoftë kur harrojmë nga gjynahet tona dhe dobësimi ynë!