Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sourate 3

Aal-i-Imraan

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 37

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًا ۖ قَالَ يَـٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَـٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ 37

Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë(e të shpërblyeshëm)dhe e rriti atë (vajzën)me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias. –Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi keqardhjen e saj që fryti ishte femër dhe e ruajti atë dhe pasardhësit e saj prej shejtanit. Allahu i Lartësuar u përkujdes për të, që ajo të rritej e rregullt dhe e shëndetshme fizikisht dhe moralisht. Allahu i Lartësuar bëri që për Merjemen të përkujdesej Zekeria (a.s.), sepse “keffelehâ Zekerijâ”, domethënë: “e ngarkoi Zekerian” me përgjegjësinë që të kujdesej për Merjemen. Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar mbi Merjemen, tregon përkujdesjen e madhe të Tij që Merjemja të rritej dhe të formohej me moralin më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun pandërprerë.Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim... -Ky furnizim me shumëllojshmëri frutash i dhurohej Merjemes drejtpërdrejt nga Zoti i saj, pa qenë e nevojshme që ajo të punonte. Kjo qe pa dyshim një mrekulli (keramet), me të cilën Zoti e dalloi Merjemen nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, që e pa këtë mrekulli me sytë e tij, pyeti:...Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.” –Ajo iu përgjigj se ushqimi ishte dhuratë prej Zotit. Ajo i kujtoi Zekerias se Allahu i Lartësuar e furnizon atë që do pa llogari dhe pa qenë e nevojshme që ai të lodhet që ta fitojë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” [Talak 2, 3]. Ky ajet dëshmon vërtetësinë e mrekullive (kerameteve) me të cilat Allahu i Lartësuar veçon disa nga të dashurit e Tij të sinqertë. Ato janë të sakta, të vërteta e të padiskutueshme, edhe pse disa mundohen t’i mohojnë. Kur Zekeria (a.s) pa atë mrekulli (keramet) mbi Merjemen, atij i lindi dëshira që t’i kërkonte Allahut të Lartësuar një fëmijë, edhe pse gruaja e tij ishte beronjë kurse ai vetë në moshë të thyer.Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakon-shme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete.