Aal-i-Imraan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱصْبِرُوا۟ وَصَابِرُوا۟ وَرَابِطُوا۟ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 200
O ju që keni besuar! Bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini vigjilentë dhe ruajuni dënimit të Allahut, që të shpëtoni! -Rruga drejt suksesit kalon, së pari, përmes durimit. Është e domosdoshme të mos largohesh asnjë çast nga rruga e durimit. Durim do të thotë të nënshtrosh vetveten për të kryer detyrimet dhe veprat e mira, edhe nëse është e vështirë për ta bërë këtë, do të thotë të lësh gjynahet dhe mosbindjen ndaj Allahut, do të thotë të pranosh me kënaqësi caktimin e Allahut gjatë sprovave e fatkeqësive, do të thotë, pra, të zbatosh të gjitha këto detyrime, që janë të vështira për nefsin. Së dyti, Allahu na urdhëron për të qenë sistematikë e të vazhdueshëm në durim dhe në luftën kundër armiqve, në çdo kohë e gjendje. Së treti, Allahu urdhëron për vigjilencë ndaj armikut. Pra, të ruhemi nga qëllimet dhe sulmet e armikut, t’ia zëmë atij çdo shteg e mundësi për të na sulmuar e dëmtuar. Të mos e lejojmë atë të godasë qëllimet tona. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet për suksesin, që të fitojmë çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit dhe që të shpëtojmë nga çdo e keqe e dynjasë dhe e ahiretit. Me pak fjalë, suksesi i vërtetë arrihet veçse me durim, qëndrueshmëri sistematike, vigjilencë ndaj planeve të armikut dhe, sigurisht, me devotshmëri. Megjithatë, Allahu është i vetmi që jep sukses. Nuk ka forcë e ndryshim të gjendjes e mënyrë tjetër, por veçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar.