Aal-i-Imraan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ خَيْرٌ لِّأَنفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ لِيَزْدَادُوٓا۟ إِثْمًا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ 178
Të mos mendojnë jobesimtarët se afatin që Ne u kemi dhënë të jetojnë është në dobi të tyre. -Ata që e mohojnë Zotin e tyre, që e flakin pas shpine fenë e Tij dhe që e luftojnë Profetin e Tij, të mos mendojnë se është në të mirë të tyre që Zoti vazhdon i lë të jetojnë në këtë dynja, duke i afatizuar dhe duke mos i shfarosur menjëherë. Kjo nuk tregon aspak dashurinë e Zotit për ta. Jo, kurrsesi! Çështja nuk është ashtu si mendojnë ata. Me afatizimin dhe mosndëshkimin e shpejtë të tyre, Allahu i Lartësuar do veçse një ndëshkim më të ashpër për ta. Duke i afatizuar ata do t’i shtojnë edhe më tepër padrejtësitë, për të cilat do të merren në llogari nga i Drejti dhe i Plotpushtetshmi.Ne i lëmë të jetojnë veç që të shtojnë edhe më shumë gjynahet e tyre. Ata i pret një dënim poshtërues. -Allahu i Lartësuar i afatizon kriminelët ose të prishurit që padrejtësitë e tyre të shtohen aq shumë, saqë pastaj Ai t’i ndëshkojë ata sikurse ndëshkon Krenari, i Plotpushtetshmi. Le të kenë kujdes të padrejtët për çdo afatizim që vërejnë se po iu jepet, dhe kurrë të mos mendojnë se po i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar!