Aal-i-Imraan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٍ وَٱلرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِىٓ أُخْرَىٰكُمْ فَأَثَـٰبَكُمْ غَمًّۢا بِغَمٍّ لِّكَيْلَا تَحْزَنُوا۟ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَآ أَصَـٰبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ 153
Siç shihet, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve momentin e humbjes, çastin kur ata shfaqën atë anë të errët të tyre. Allahu i Lartësuar i qorton ata për dobësinë, e cila prej tyre nuk duhej të shfaqej kurrsesi. Kështu, thotë i Lartësuari:Ju largoheshit(nga sheshluftimi)pa ia hedhur sytë askujt,... –Kuptimi: Kujtoni ato momente dobësie kur askush nuk pyeste për asnjë, kur nuk ia hidhnit vështrimin askujt. I vetmi merak i juaji ishte t'ia mbathnit dhe t’i shpëtonit luftës dhe vdekjes. Ndërkohë, në realitet, gjendja nuk ishte kaq e rrezikshme, sepse ju nuk ishit njerëzit më pranë armikut, që të kishit aq frikë. Përkundrazi, më pranë armikut ishte Profeti i Allahut, i cili ju ftoi të ktheheshit në rrugën që ju jep jetë....ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit.... -Profeti (a.s.) ju ftonte, duke ju thënë me trimëri dhe vendosmëri: “Ejani tek unë, o adhuruesit e Allahut!”Por ju as që e përfillët këtë thirrje, edhe pse e kishit plotësisht mundësinë për t'u përgjigjur. Vetëm largimi juaj nga fushëbeteja do të mjaftonte si gabim i madh. Po të llogarisim edhe thirrjen e Profetit (a.s.), së cilës duhet t'i jepnit përparësi mbi vetet tuaja, atëherë gabimi juaj bëhet edhe më i rëndë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:...Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi,... –Domethënë, që t’ju “shpërblente” për veprën tuaj, Allahu i Lartësuar ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi: dëshpërim për humbjen e luftës, dëshpërim për humbjen e plaçkës së luftës, dëshpërim për dështimin tuaj në qëndresë dhe, në fund, ju goditi me një dëshpërim, që ju bëri të harronit çdo dëshpërim tjetër: dëshpërimin kur dëgjuat se Muhamedi (a.s.) u vra. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë dhe mëshirën e Tij për adhuruesit e Tij besimtarë, të gjitha këto sprova i solli si mirësi për ta, sepse me çdo përcaktim të Tij për besimtarët, Ai synon të mirën e tyre, siç thotë më pas:...që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës)që humbët e as për atë që ju goditi. -Kuptimi: Që të mos trishtoheni për pasuritë dhe fitoren, që ju shpëtuan nga duart. Gjithashtu, të mos trishtoheni për humbjen e thellë, vrasjet dhe plagët e shumta. Kur ju u siguruat që Profeti (a.s.) nuk ishte vrarë, të gjitha plagët dhe dhimbjet tuaja u qetësuan. Për çdo sprovë dhe fatkeqësi që kaluat, ju u ngushëlluat me praninë e tij (a.s.). Subhanallah! Sa të shumta janë urtësitë që fshihen në përcaktimin e fatkeqësive dhe sprovave nga Allahu i Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto urtësi burojnë nga dija absolute e Tij mbi gjithçka. Ai di gjithçka me hollësi për veprat e njerëzve. Ai i njeh të fshehtat dhe të dukshmet e krijesave të Tij, siç thotë më pas:Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. -Po ashtu, është e mundur që ajeti: “që të mos pikëlloheshit më as për atë që ju shpëtoi e as për atë që ju goditi”, të ketë kuptimin se: kjo ngjarje ndodhi që ju të përgatitni dhe stërvitni shpirtrat tuaj për të qenë të durueshëm në çdo fatkeqësi dhe sprovë. Ju kaliteni me anë të sprovave, sepse kështu çdo vështirësi do t'ju duket e përballueshme.