Aal-i-Imraan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ ۗ وَلَوْ ءَامَنَ أَهْلُ ٱلْكِتَـٰبِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ 110
Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. -Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë umet, duke na treguar se është populli më i mirë që Ai ka nxjerrë në jetën e njerëzimit. Por a ka një shkak që i bën ata të tillë? Po, ata e meritojnë këtë gradë, sepse plotësojnë disa kushte mjaft të rëndësishme. Kështu, ata e përsosin veten e vet duke u pajisur me besim të sinqertë, që i shtyn ata të zbatojnë çdo gjë për të cilën i urdhëron Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. Ata punojnë, gjithashtu, që të përmirësojnë edhe të tjerët, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Ata bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i ftuar krijesat në rrugën e mëshirës dhe për t’i larguar ata nga rruga e mosbindjes dhe mashtrimit. Me këtë pikësynim, ata luftojnë në rrugën e Allahut me të gjitha mënyrat që mund të luftohet. Për të gjitha këto cilësi, ata janë populli më i mirë që ka dalë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit. Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar i urdhëronte muslimanët që t’i thërrasin të tjerët për tek e mira dhe të ndalojnë nga të këqijat: “Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira dhe ndalon nga e keqja. Këta janë të shpëtuarit.” Por i urdhëruari mund ta zbatojë urdhrin ose mund ta shpërfillë dhe braktisë atë. Por në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se ky popull e zbaton plotësisht këtë detyrë. Ata e përmbushin urdhrin e Zotit të tyre, prandaj e meritojnë nderimin mbi të gjithë popujt.Sikur ithtarët e Librit të besonin(Islamin), do të ishte shumë më mirë për ta. -Kjo është një ftesë e bukur dhe me një stil shumë të butë, që ithtarët e Librit të besojnë të vërtetën e sjellë prej Zotit nëpërmjet Muhamedit (a.s). Por jo të gjithë e pranuan këtë ftesë nga i Mëshirshmi:Disa prej tyre bëhen besimtarë(muslimanë), po shumica e tyre janë shkelës së kufijve të Zotit. –Në fakt, të paktë janë ata që e pranojnë ftesën. Shumica e tyre preferojnë të qëndrojnë në zullumin e tyre, jashtë kufijve dhe urdhrave të Zotit. Ata parapëlqejnë mosbindjen ndaj Profetit të mëshirës dhe armiqësinë me të dashurit e Zotit dhe të zgjedhurit e Tij. Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të dëmtuar të dashurit e Zotit të bindurit ndaj Tij. Por Allahu i Lartësuar është shumë më i dashur dhe i mëshirshëm me të dashurit e Tij, prandaj kurrë nuk do t’i braktisë e t’i lërë viktima të armiqve të tyre. Kurthet e tyre tinzare nuk do t’i dëmtojnë kurrë besimtarët, siç thotë i Lartësuari: